Procesi i numërimit të votave, për garën e 14 Majit ka përfunduar dhe 61 kandidatët që do të drejtojnë bashkitë e vendit për 4 vitet e ardhshme janë zgjedhur.
Megjithatë, ende mund të ketë një ndryshim të rezultatit, prej votave të pavlefshme.
Në tre bashki, ka mundësi të ketë një proces rinumërimi, konkretisht në Rrogozhinë, Belsh dhe Himarë, ku numri i votave të pavlefshme është më i lartë se diferenca mes kandidatëve.
Në Bashkinë Rrogozhinë, numri i votave të pavlefshme arrin në 276 të tilla, sakaq diferenca mes fituesit të garës, kandidatit nga PS-ja, Edison Memolla, me atë të kandidatit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha është 30.
Në Belsh është përsëritur i njëjti fenomen, ku votat e pavlefshme përafërsisht shkon në 228 ndërsa diferenca mes kandidatëve në 40 për PS-në.
Fredi Beleri fitoi Bashkinë Himarë, vetëm me një diferencë prej 19 votash, ndërsa votat e pavlefshme ishin 165 të tilla.
Ilirjan Celibashi, kryekomisioneri i KQZ-së, ka njoftuar që këto vota jo domosdoshmërisht mund të jenë shkak për një rinumërim, por përbëjnë mundësinë e nisjes së procesit./FaxWeb.al