Modelja e njohur shqiptare tha gjatë një interviste se momentalisht nuk ka asnjë person në krah, gjatë një rrëfimi ku foli për jetën e saj përtej asaj që shpesh ndjekësit dhe fansat shohin përmes rrjeteve sociale, duke përmendur si arsye të mundshme origjinën e saj.
“Nuk kam asnjë në krah. Ndoshta tremben nga origjina ime, si mirditore”, tha Adrola, ndërsa më pas pohoi gjatë emisionit “E Diell” se nuk mund të tregohen të gjitha.
Adrola u shpreh gjithashtu se nuk duron dot as komplimentet e meshkujve. E pyetur se për çfarë e komplimentojnë më shumë, ajo tha:
“Kam djalin 5 vjeç, nuk mund të flas për këtë”.
Ndërsa shtoi, se u drejtohet atyre që e ngacmojnë me shprehjen: “Ik o djalë, unë kam çunin sa ty!”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)