04:10 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk kam frikë se bëj çdo vit gjilpëra”, të moshuarit shkojnë të vaksinohen te sheshi ‘Skënderbej’ pa u lajmëruar nga mjeku i familjes: Mora kartën e identitetit dhe erdha (VIDEO)

09:38 | 01/04/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk kam frikë se bëj çdo vit gjilpëra”, të moshuarit shkojnë të vaksinohen te sheshi ‘Skënderbej’ pa u lajmëruar nga mjeku i familjes: Mora kartën e identitetit dhe erdha (VIDEO)

Në sheshin ‘Skënderbej’ po vaksinohen personat në moshat 70-vjeç, ndërsa personat në moshat 80-vjeç po vaksinohen në qendrat shëndetësore. Sa i përket numrit të vaksinuarve në ditën e katërt në të gjithë vendin janë vaksinuar mbi 19 mijë. Ajo çfarë vihet re në shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në ditën e 3-të vaksinimit masiv janë vaksinuar 21.536, ku krahasuar me ditën e katërt kemi një ulje të personave të vaksinuar.

Shumë persona janë shprehur se janë dhe skeptikë për shkak të vaksinës dhe kjo është arsye përse nuk janë paraqitur për tu vaksinuar. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë është shprehur se do të jetë mjeku i familjes ai që komunikon datën, orën dhe vendin se ku do të vaksinohen.

Por në sheshin Skënderbej, personat e pyetur nga ‘FaxNeës’, ka dhe nga ata që janë drejtuar edhe vetë për shkak të kategorisë së moshës dhe kjo është arsyeja që nuk kanë marrë një telefonatë nga mjeku i familjes. Por dhe kur kanë folur me mjekun e familjes, ai është shprehur se duhet të presin për tu vaksinuar.

“Më tha mjekja familjes të vij këtu sot. Më tha në datën kaq, orën kaq deri në 12 mund të paraqitesh në radhët për të marrë vaksinën. Tani erdha, por nuk ka filluar akoma. Nuk jam skeptik, me shumë dëshirë kam ardhur sot. Mezi kam pritur ta bëjë sa më shpejt.”, u shpreh një i moshuar që ishte duke pritur të merrte vaksinën.

“Më ka njoftuar doktoresha, më tha shkoni atje te ‘Skënderbeu’. Kena ardh që në 7 këtu. Isha skeptike, kisha dyshime, por nuk kam frikë se bëj çdo vit gjilpëra.”, u shpreh një e moshuar tjetër.

“Më erdhi vajza dje këtu dhe pyeti duhet sipas lagjes apo të vij kshu. Kam vajzën infermiere dhe laburante në spital, erdhi pyeti dhe një vajzë këtu i tha që sa vjeçe është, kartën e identitetit edhe kaq duhet. Folëm ne para tre ditësh me mjekun e familjes, ajo zonja tha do të lajmëroj unë tha, po me që kjo këtu i kishte thënë me kartën, mora kartën sot e erdha vetë. Ishalla s’na zen, me që na erdhën këto të shpëtojmë. Duhet bërë sesbën, sa popull ka vdekur në të tërë botën dhe të mos bëhet vaksina është një krim. Dëgjoni të keqen nëna, kam vajzat e mia po asnjëherë pa maskë dhe kur ikën në punë vajza ikën në këmbë dhe vjen në këmbë që të mos hipi në autobus. “, u shpreh një e moshuar tjetër.

(R.G/Faxweb.al)

Pas

Grabitja me kallash e argjendarisë në Gjirokastër, identifikohen autorët. Koka e grupit ish-burri i shitëses (Emri)

Para

Konfirmohet në detyrë Elisabeta Imeraj, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës

Para
Prokuroria ”dhuratë” për fundvit biznesmenit Bashkim Ulaj, “gropos” skandalin DH Albania, ja akuza qesharake që çoi në Gjykatë

Konfirmohet në detyrë Elisabeta Imeraj, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.