02:54 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk kam kohë ta pres”, Veliaj dhe Kurti përplasen në distancë pas anulimit të takimit (Deklaratat kontradiktore)

13:40 | 11/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk kam kohë ta pres”, Veliaj dhe Kurti përplasen në distancë pas anulimit të takimit (Deklaratat kontradiktore)

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas anulimit të takimit me kryeminstrit e Kosovës Albin Kurti, i cili ishte ditën e sotme në një vizitë zyrtarë në Tiranë.

Megjithëse fillmisht u bë me dije se vizita u anulua për shkak se Kurti kishte në axhendë një takim me ministrin e jashtëm italian në Kosovë, dhe nuk i dilte koha për takimin me Veliajn, kryebashkiaku ka një version tjetër të anulimit të takimit.

Siç bëhet me dije nga mediat, Veliaj ka deklaruar se nuk ka patur kohë ta presë Albin Kurtin pasi kishte angazhime të tejar, me rastin e 100-vjetorit të Tiranës Kryeqytet.

“Albin Kurti ka devijuar axhendën, nuk kam kohë ta pres pasi kam anagzhime të tjera. Nuk mund ta pres sepse kemi axhendën tonë për 100 vjetorin e Tiranës.”- mësohet të ketë deklaruar Veliaj.

Anulimi i këtij takimi vjen pas përplasjeve që u shënuan mes Ramës dhe Kurtit, për çështjen e Minishengenit, ku kryeministri Rama tha se nuk mund të ketë makroshengen shqiptar, sa kohë që Kosova nuk bëhet pjesë e minishengenit Ballkanik, pjesë e të cilit është edhe Serbia. (Lexo te plote lajmin) 

Gjatë kësaj vizite disaorëshe në Tiranë, e para në cilësinë e kryeministrit, Kurti zhvilloi takime me Ramën, Ruçin, Metën e Bashën, ku kërkoi që marrëdhëniet mes dy vendeve të forcohen edhe më shumë.

Në takimin mes Ramës dhe Kurtit u ra dakord, që të ketë një mbledhje të përbashkët qeverie mes të dy vendeve, e cila pritet të mbahet në javët në vijim në qytetin e Shkodrës.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: albin kurtiErion Veliaj
Pas

Ishte pjesë e marrëveshjes për shtypjen e protestave në Shqipëri? Reagon ashpër Pacolli

Para

U kap me mijëra euro, dollarë dhe paund/ Nis hetimi pasuror ndaj Vladimit Gjutës, i sekuestrohet automjeti i blinduar

Para
U arrestua para selisë së PS-së, flet kushëriri i Vladimir Gjutës: Dihet që është njeri me probleme, pistoletën e mban vazhdimisht me vete

U kap me mijëra euro, dollarë dhe paund/ Nis hetimi pasuror ndaj Vladimit Gjutës, i sekuestrohet automjeti i blinduar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.