Të arrestuarit për abuzimin me tenderin në kanalin vaditës në Lushnje, zyrtarë të drejtorisë së pasurive publike, në deklarimet e tyre paraprake, kanë mohuar se kanë lidhje me këtë skemë abuzimi.
Shumica prej zyrtarëve të bashkisë së Lushnjes kanë pretenduar se nuk kanë pasur të drejtë firme, duke rrëzuar kështu pretendimet dhe akuzat e SPAK. Gjithashtu edhe kreu i bashkisë Tushe paraprakisht mësohet se ka mbajtur qëndrim mohues.
Ndërkohë, që deklarimet e para që edhe do administrohen zyrtarisht Tushe do ti japë përpara gjyqtarit të seancës për caktimin e masës së sigurisë që do zhvillohet nesër.
SPAK sot pritet të dorezoje ne gjykatë kerkesën, ndërsa nesër 11 të akuzuarit do dalin përpara togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë dhe akuzat e ngritura ndaj tyre.
Ndërkohë përsa i përkët hetimeve, burime nga SPAK, bëjnë me dije, se edhe pse kompanitë që kanë përfituar tendera abuzivë, Euro Alb, ka fituar disa tendera në bashki të ndruyshme të vendit, SPAK, thotë se bëhet fjale vetëm për një procedim, dhe momentalisht, nuk janë duke u kryer hetime për tendera të tjera.