Një kambist ka rënë në prangate Policisë së Durrësit. Hyqmet Arkaxhiu 57 vjeç, banues në Durrës, akuzohet për “Ushtrimi pa liçence i veprimtarive financiare”.
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Hyqmet Arkaxhiu 57 vjeç, banues në Durrës.
Në Bulevardin “1 Maji”u kap nga Shërbimet e Policisë duke ushtruar këmbim valuator pa liçencë.
I’u gjetën dhe sekuestruan 950.000 lekë të reja dhe 500 €, të cilat shërbenin për kryerjen e aktivitetit të paligjshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Ushtrimi pa liçence i veprimtarive financiare” parashikuar në nenin 170/ç të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)