“Maskara, zhurmues, shpifës”, kanë qenë këto fjalët përmes së cilave kandidati për Bashkinë e Tiranës, Koço Kokëdhima i është drejtuar opinionistit Arjan Curi.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, për të folur për kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës, Kokëdhima është kapur me Arjan Curin, mbi ndërtimet në Tiranë, ku nga një përplasje me argumenta debati ka degjeneruar në sharje e ofendime.
Gjithçka nisi pasi Kokëdhima po fliste për prishjen e banesave në Tiranë të qytetarëve për të bërë rrugët dhe pas ndërhyrjes së Curit, Kokëdhima është revoltuar.
“Maskara, zhurmues, shpifës…Kush je ti të më ofendosh e shantazhosh mua”-thotë Kokëdhima në një moment të bisedës.
(B.L/FaxWeb)