16:44 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

”Do të pres fytin…” Nuk pranonte ndarjen nga e dashura, përndiqte dhe kërcënonte edhe mamanë e saj

10:39 | 30/11/2016
në Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Do të pres fytin…” Nuk pranonte ndarjen nga e dashura, përndiqte dhe kërcënonte edhe mamanë e saj

Një i ri është vënë në prangat e policisë pas përndjekjes dhe kërcënimeve të vazhdueshme adresuar ish-të dashurës së tij dhe familjarëve të saj. Pas tetë muaj lidhje dashurie me shtetasin Tomas Beka, e reja ka vendosur t’i  japë fund ndikuar edhe nga këmbëngulja e së ëmës. Por ky vendim nuk është mirëpritur nga i dashuri i saj, i cili fillimisht e ka shantazhuar me publikimin e videove intime të tyre. I irrituar edhe më tepër, ai ka vazhduar të kërcënojë e të përndjekë nënë e bijë.

“Do t’iu pres fytin, do të dergjeni në birucë, do t’iu vras…”, janë disa prej kërcënimeve të tij që e kanë detyruar vajzën të mbyllet në shtëpi nga frika. Megjithatë, nëna e saj, shtetësja me iniciale E. M. e ka denoncuar rastin në polici, për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme që u shkaktonte ish- i dashuri i vajzës.

“Unë hyja në dyqan, ai vinte në dyqan dhe më shikonte me shikim provokues, unë ecja me vajzën në lagje, ai më ndiqte nga pas, më dilte përpara. Këto veprime të tij më krijonin një gjendje frike dhe ankthi të paparë, pasi prej këtij personi pret gjithçka. “, është shprehur ndër të tjera nëna e vajzës.

Fyerjet, kërcënimet dhe përndjekjet mësohet se kanë nisur në muajin Shkurt 2016. Por e dëmtuara ka provuar gjendje ankthi edhe më parë, në Dhjetor 2015, kur i akuzuari Beka ka plagosur një shok shkolle të vajzës. Shtetasi Tomas Beka është deklaruar fajtor nga Gjykata e Tiranësm duke u dënuar me 7 muaj e 20 ditë burgim për akuzën e “Përndjekjes”.

Etiketa: perndjekje
Pas

Futbollisti mësoi se do të bëhej baba, një javë para se të humbte jetën në aksidentin ajror

Para

Zbukurohet Tirana, Veliaj kërkon ndihmë

Para
Zbukurohet Tirana, Veliaj kërkon ndihmë

Zbukurohet Tirana, Veliaj kërkon ndihmë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Projektligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Do të sjellë zhvillim dhe mbrojtje të mjedisit

I dyshuar për trafik droge, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi në Gjirokastër

Aksident i lehtë në autostradën Fier-Vlorë, tre persona marrin ndihmë mjekësore

Hungaria kundërshton sërish anëtarësimin e Ukrainës në BE

Japonia përballet me një seri tërmetesh, më shumë se 470 lëkundje që nga e shtuna

Turistët britanikë të përfshirë në aksident në autostradën Fier-Vlorë

Rinumërimi i votave në Tiranë/ Shpërndarja aktuale e mandateve dhe kandidatëve

Tensione në Serbi/ Studentët paralajmërojnë për protesta dhe mosbindje civile

Zjarri në ishullin Kios, pastruesja e hotelit akuzohet për zjarrvënie

Ekuador/ Krimineli i rrezikshëm “Fito” ekstradohet në SHBA, ishte arratisur nga burgu

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.