Deputeti Asllan Dogjani edhe pse nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për deputet nga partia demokratike ka bërë thirrje për mbështetjen e saj.
Deputeti Demokrat u ka bërë të ditur mbështetësve të tij se ai nuk dorëzohet por do të vazhdojë mbështetjen ndaj PD për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njerëzve.
Ai ka thënë se do të jetë aty sa herë ka nevojë për të protestuar sa herë është e nevojshme.
DEKLARATA E PLOTË:
Miq!
Duke u nisur nga mesazhet e shumta qe me keni derguar dhe ne pamundesi per tju kthyer pergjigje nje nga nje dua tju nis kete mesazh:
Fillimisht dua tju falenderoj pa mas dhe mirenjohje pa fund per te gjithe ju qytetaret e Kamzes, Paskuqanit, Tiranes, Kukesit, Hasit, Tropojes dhe gjithe qytetareve shiptar qe ne keto dy vite te jetes parlamentare me keni ndihmuar, vlersuar dhe se bashku kemi mundur dhe kemi bere gjithcka per te mbrojtur te drejtat dhe lirite tuaja.
Une nuk dorzohem por ju bej thirrje qe te vazhdojme se bashku per fitoren e partise demokratike, te vazhdojme se bashku dhe te mos lejojme askend qe te abuzoj me ne dhe me te drejtat tona
Une nuk dorzohem por do te vazhdoj bashke me ju dhe do te bej cmos per ju, per tju mbrojtur ashtu siq kam bere deri me sot ne parlament dhe do ta beje perseri me knaqesine me te madhe.
Do te jem atje bashke me ju sa here te me kerkoni dhe sa here te keni nevoje per te protestuar e reaguar kur ju shkelen te drejtat tuaja…
Te vazhdojme se bashku dhe me 25 qershor ti largojme keta pushtetar qe kane abuzuar me ju, ju kane dhunuar, varferuar….
Se bashku mund dhe do ja dalim. (B.H/Shuplaka)