Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ndodhet në Kavajë dhe po zhillon një takim me kreun e komisiariatit të këtij qyteti. Sjellim në vëmendje që sot në Kavajë ka ngelur pezull numërimi i votave për kreun e bashkisë pasi sipas rregullores duhet të kishte filluar në orën 08:00 të mëngjesit.
“Të lejojmë Policinë e Shtetit të bëjë detyrën e saj. Policia e Shtetit nuk është e implikuar po policia e shtetit ndodhet aty kur ka situatë të tensionuar. Tani nuk ka situatë të tensionuar, pasi janë larguar nga policia simpatizantët e partive nga KZAZ. Padyshim që kam një mesazh por do të vijë ose nesër ose pasnesër pas p%rfundit të numërimit të të gjithë votave në rang vendi.”, u shprej Demiraj në një lidhje telefonike për News 24.
Sipas informacioneve ka ende probleme për numërimin e votave për kreun e bashkisë në KZAZ-në numër 42.
Pas përfundimit të numërimit të votave për deputetët, sot për bashkinë e Kavajë do të numërohen 84 kutitë për kryetarin e Bashkisë.
Kandidati i PD-së për Kavajën, Isa Sakja shprehu paradite shqetësimin se komisionerët e PS-së nuk kanë shkuar për të ushtruar detyrën, ndërkohë që vihet re prezencë e madhe policore.
“Duhet të kishte numërimi në 8 dhe ora 11 ende nuk ka nisur. Partia Socialiste nuk ka sjellë ende numëruesit, ndërkohë që ka një prani të madhe të policisë në vendin ku do të bëhet numërimi”, tha Isa Sakja për News 24.
Ndërsa në “Facebook” Sakja është shprehur: “Ne te gjithe gati, sikunder kemi qene ne te gjithe kete fushate. Ata nuk vijne, edhe pse KZAZ kishte marre vendim qe numerimi te niste ne ora 8.00”. (J.V/Shuplaka)