05:16 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nusja ideale për djalin”, Stresi rikthehet me Keisin, zbulohet arsyeja

22:23 | 25/01/2020
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nusja ideale për djalin”, Stresi rikthehet me Keisin, zbulohet arsyeja

Marrëdhënia e reperit Arkimed Lushaj (Stresi) me partneren e tij, Keisin, ka qenë prej muajsh një ndër lidhjet më të komentuara të showbizz-it shqiptar. Ndarjet e ribashkimet e tyre janë përfolur gjatë në media, mirëpo u bënë disa muaj që ata s’janë më me njëri-tjetrin.

Teksa Stresi merret me muzikë në Shqipëri, Keisi vazhdon jetën e saj në Kanada, ku ndjek studimet e larta. Para dy ditësh, ajo na futi të gjithëve në dyshime me një foto të publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shfaqej me unazën që i kishte dhuruar Stresi, të cilën e mbante ende në gisht.

“Se një femër duron shumë”, shkruante Keisi, fjalë të cilat na bënë të mendojmë se ka shpresë për të dy ose më mirë të themi, ata tashmë janë rikthyer duke hedhur pas krahëve gjithë hatërmbetjet apo mëritë. Si gjithmonë, s’ka vonuar shumë edhe një reagim i Stresit në llogarinë e tij në “Instagram”.

Ai ka publikuar fjalët e këngës së tij të re, të cilën pritet ta lançojë së shpejti dhe teksti na u duk sikur i dedikohet Keisit.

“Thonë se dashuria është një lojë e humbur, unë besova n’dashuri kur isha adoleshent shumë i humbur… T’ harrosh dikë që e ke dasht është njësoj sikur mos me e pas njoft asiher..”, janë fjalët e Stresit, për të cilat është penduar dhe i ka fshirë, megjithatë portalet i ruajtën.

Ndërsa ditën e djeshme, reperi ka publikuar këngën “Zemrën maje”, një klip i xhiruar në Milano dhe që flitet se është dedikim i hapur për Keisin.

E nuk vonoi shumë dhe reagoi vetë Keisi, duke i vënë vulën rikthimit të tyre. Ajo ka shpërndarë një pjesë nga kënga e fundit e reperit, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Fjalët po i mbaj përbrenda”. 

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, dhe ish-gruaja e tij Keisi duket se do vazhdojnë të jenë kryefjala e mediave rozë për historinë e tyre të dashurisë. Mesazhet e koduara prej tyre kanë qenë të shumta që pas deklarimit të ndarjes së tyre.

Këngëtari prej disa ditësh publikoi copëza nga kjo këngë, e cila në fakt duket qartë që është një këngë dashurie dhe që do të mund ta dëgjojmë të plotë gjatë ditës së nesërme. Vetë Stresi, në një intervistë të pak kohëve më parë, tha se me Kejsin është në pauzë dhe një ditë mund t’i rishihnim sërish bashkë.

Por burime pranë çiftit thonë se Stresi po ribashkohet me Keisin falë këmbënguljes së nënës së tij, Shpresa Lushaj, e cila nuk e humbi durimin për të negociuar me ta, pasi Keisin ajo e do shumë dhe e sheh si nusen ideale për djalin e saj problematik.

Keisi e ka treguar dhe herë të tjera se ndonëse mund të jetë ndarë me Stresin, me prindërit e tij ajo ruan akoma një marrëdhënie të mirë. Dhe këtë e vërtetoi më së miri pak kohë më parë komenti i mamasë së Stresit.

Në foton e publikuar shihet Keisi e veshur me kapuç dhe xhup, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte komenti i të ëmës së reperit, e cila i shkruante”: “Bukur Kejsiiiii”, koment i cili ka treguar se ato ruanin marrëdhënie të mira.

Dhe nuk kishte si të mungonte dhe përgjigjja e Keisit, e cila ia kthen ish-vjehrrës: “Mimiiiii imeee”, shoqëruar me emoji zemra. E duket se të qenit në kontakt i nuses me vjehrrën i ka shërbyer këtij rikthimi.

Kujtojmë që Keisi ishte celebruar në bashki me Stresin duke marrë mbiemrin e tij, ndërkohë që po flitet se këtë vit, pas ribashkimit ata do të organizojnë ceremoni private dasme. /Panoramaplus.al

      

Pas

Trajleri del nga rruga në Librazhd, shpëton mrekullisht shoferi (EMRI)

Para

FOTOT/ ‘Zhduken’ 11 milionë banorët e qytetit, rrugët e zbrazura nga frika e virusit vdekjeprurës

Para
FOTOT/ ‘Zhduken’ 11 milionë banorët e qytetit, rrugët e zbrazura nga frika e virusit vdekjeprurës

FOTOT/ ‘Zhduken’ 11 milionë banorët e qytetit, rrugët e zbrazura nga frika e virusit vdekjeprurës

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.