Prej disa ditësh në rrjetet sociale ka pasur një përplasje mes disa nga reperave më të njohur shqiptarë.
Të ndarë në grupe ngacmimet së fundi kanë shkuar shumë larg. Pas videove të DJ Blunt, radhën sot e ka pasur Real 1 i cili me të gjitha postimet e tij në Instastory ditën e sotme ka pasur në shënjestër Faton Shoshin duke e ofenduar me një fjalor eksplicit.
Shoshi duket se nuk ka duruar më dhe i ka shkuar në shtëpi. Në videot e publikuara në Instastory-n e tij, menaxheri shihet i shoqëruar edhe nga djem të tjerë.
“Dil p*** se tek banesa jam”, shkruan Faton Shoshi teksa filmon, mirëpo siç duket nuk ka mundur të përballet me Real 1 pasi ai nuk ndodhet në shtëpi.
Ky i fundit ka publikuar një video në Instastory ku shihet në një lokal duke kërcyer i lumtur.