Edhe pse deftesat e nxënësve të shkollave të arsimit parauniversitar duhet të ishin shpërndarë që në muajin qershor, ky veprim ende nuk ka ndodhur.
Mësuesit ankohen që janë të bllokuar në shkolla, ndërsa maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit duket se mund të rriskojnë për shkak të burokracive.
Këshilltari i ministres së Arsimit, Ndriçim Mehmeti, thotë se procedura për tenderimin ka filluar shumë vonë, ndonëse ndalet edhe tek problematikat e lindur në këtë institucion.
“Ngërçi ka të bëjë me arsyen se është pezulluar tenderi sipas një urdhri në 19 maj për prokurimin e dëftesave dhe regjistrave. Agjencia e Prokurimit Publik ka parë që mund të ketë shkelje të rregullave, dhe për këtë kanë marrë parasysh vërejtët e subjekteve.
Por duhet të pranojnë se edhe procedura ka filluar shumë vonë, në 7 prill. Nevojiten 8.6 mln leke për dëftesat dhe regjistrat. Në maj dëftesat duhet të ishin gati dhe të shpërndaheshin. Sikur nesër të shtypen ato duan kohën e saj fizike, të plotësohen dhe të shpërndahen nga mësuesit.
Mësuesit nga e hëna marrin lejen deri më 22 gusht, 45 ditë. Mund të jetë për arsye objektive apo subjektive, por dëftesa në shkolla nuk ka”, shprehet Mehmeti.
(E.K/SHUPLAKA)