08:13 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“O çun, o Fabio. Po pse i bie topit kot, o dreq! Fute në lojë…!”, mungesa e tifozëve nxjerr ‘zbuluar’ trajnerët

08:09 | 08/04/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
“O çun, o Fabio. Po pse i bie topit kot, o dreq! Fute në lojë…!”, mungesa e tifozëve nxjerr ‘zbuluar’ trajnerët

Ndeshja Skënderbeu – Teuta, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës, ka ofruar një atmosferë të akullt në Korçë në mungesën e tifozëve për shkak të dënimit që ka marrë klubi bardhekuq nga FSHF-ja me dy ndeshje.

I pari që ka ndier vështirësinë e të ambientuarit në këtë takim ka qenë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili, para se të fillonte ndeshja, i ndodhur në dhomën e tij, ka shprehur zhgënjimin për këtë takim. “Hajde shiko tani këtë ndeshje pa tifozë. Sa shëmtuar duket ndeshja kështu”, ka qenë pohimi i presidentit të Skënderbeut.

Interesimi për këtë takim ka qenë i madh në Korçë, por fakti që luhej me dyer të mbyllura ka bërë që shumë persona, të cilët kanë qenë rregullisht pjesë e tribunës, të qëndronin jashtë duke mos pasur mundësinë ta ndiqnin takimin nga stadiumi. Veç kësaj, tribuna qendrore me dy delegacionet e ekipeve ka qenë e heshtur dhe dëgjohej çdo fjalë e lojtarëve në fushë, por dhe dy trajnerëve që drejtonin skuadrat e tyre.

I pari që e ka nisur me udhëzime në fushë ka qenë trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, i cili që në minutën e tretë të takimit filloi duke udhëzuar Micin në çdo vendosje apo rivënie anësore që bënte. Kritikat në harkun kohor të 7 minutave kanë qenë të shumta, saqë e kanë detyruar Micin të kundërshtonte trajnerin e vet. “Po më qetë o burrë, më qetë! Duro pak!”, ka thënë Mici në drejtim të trajnerit të vet.

Pas 10 minutave të para, gjithçka e ka marrë në dorë Magani. Trajneri peqinas i Teutës fillimisht e ka nisur me Bruno Ditën, duke i kërkuar më shumë efikasitet në mesin e fushës. “Bruno, kontrollo mesfushën, mos u sill kot vërdallë”, ishte kritika e parë e Maganit drejtuar mesfushorit

Mirëpo, trajneri i Teutës nuk e ka mbyllur me kaq. Në qendër të kritikave ka qenë mbrojtësi i djathtë i ekipit, Beqja. “O çun, o Fabio. Po pse i bie topit kot, o dreq! Fute në lojë…!”, vijoi Magani për ta vazhduar më pas me Hoxhën. “Rustem, qendra është e jotja, por kujdes me dublimin në krah, bravo!”.

Fakti që çdo fjalë në fushë dëgjohej në tribunat e stadiumit bëri të mundur që edhe bisedat e lojtarëve të zbardheshin. Më efikasi në fushë nga të dy ekipet ka qenë Tefik Osmani. Trajneri në fushë i Skënderbeut ishte pikërisht korçari, i cili nga mesfusha shoqëronte me zë çdo lëvizje të ekipit duke i udhëzuar shokët e ekipit në çdo top që kishin në këmbë.

Por Osmani ka qenë edhe në rolin e negociatorit në një moment, kur Vangjeli i kërkon llogari Orelesit për një top të humbur në një zonë të rrezikshme të fushës. “Lëre, lëre Kristi, mos e shaj”, është dëgjuar zëri i Osmanit.

Nga ana tjetër, dy trajnerët në distancë kanë replikuar me arbitrin e katërt duke i kërkuar secili llogari më vete. I pari ka qenë Daja që ka pretenduar për një faull në favor të ekipit të tij që kryesori Hamiti e ka bërë gati për ta sinjalizuar, por ka ndërruar mendje. Më pas ka qenë Magani ai që ka kërkuar llogari duke pretenduar se rivënia i takonte Teutës. E gjitha kjo është zhvilluar në një kohë duke krijuar iluzionin se dy trajnerët po debatonin me njëri-tjetrin.

Arbitri Hamiti ka qenë më i kritikuari në fushë nga lojtarët e Skënderbeut për disa vendime të marra dhe të pamarra. I pari që e ka bërë një gjë të tillë ishte Salihi, i cili ka kërkuar ndëshkim për Tarikun në një ndërhyrje të ashpër ndaj Vangjelit. Më pas e ka vijuar edhe Radas në kthimin e një situate të favorshme për Skënderbeun, ndërsa Vangjeli i ka vënë kapakun gjithçkaje: “O arbitër ishte faull në 16-tësh, jo në mesfushë, ku e dërgoi topin portieri”.

Batutat mes Dajës dhe Maganit janë mbyllur në fund të takimit, kur Daja duket se ka ngacmuar Maganin për humbjen e djeshme, ndërsa trajneri peqinas ia ka kthyer miqësisht. “O Ilir, mos e vrit mendjen se do të mundesh në Durrës”, ka qenë batuta e Maganit, i cili ka krijuar humor mes dy trajnerëve që janë përqafuar miqësisht./Panorama sport

Stoli i Skenderbeut
Etiketa: mungesa e tifozeveskenderbeusport
Pas

Tortë, qirinj dhe birra. Një ministre me energji rinore si Klajda Gjosha (FOTOT)

Para

19 të plagosur, treni me 300 pasagjerë përplaset keq në Poloni (FOTO)

Para
19 të plagosur, treni me 300 pasagjerë përplaset keq në Poloni (FOTO)

19 të plagosur, treni me 300 pasagjerë përplaset keq në Poloni (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj

Ish-shefi i spiunazhit të Venezuelës pranon fajësinë për trafik droge dhe terrorizëm në SHBA

Stuhitë tropikale Barry dhe Flossie formohen pranë brigjeve juglindore dhe jugperëndimore të Meksikës

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

Gjykata anulon seancat dëgjimore të kryeministrit të Izraelit Netanyahu këtë javë

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.