Puna e mirë shpërblehet, e sidomos kur dëgjon elozhe në sy të shefit. Në krah të Edi Ramës, dhe me fjalët e mira të banorëve kryebashkiakja e Urës Vajgurore është përlotur dje.
‘’Na ka ndenjur me ne edhe natën”, puthje e përqafime nga ana e banorëve, kanë bërë që Juliana Memës t’i thyhej fortësia dhe të përlotej.
Gjatë kësaj vizite, Rama ishte i shoqëruar edhe nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, njëherazi edhe deputet i qarkut Berat, Blendi Klosi.
Kryeministri vlerësoi investimet e bëra nga qeveria për pastrimin e kanaleve, të cilat sipas tij, ndikuan në uljen e dëmeve të përmbytjeve këtë vit.
“Reshjet ishin shumë më të shumta se vitet e tjera dhe dëmet ishin më të pakta, ndaj besoj se ia ka vlejtur investimi për pastrimin e kanaleve kulluese”, tha Rama.
(E.K/FAXWEB)