Ish-kryeministri Berisha në foltoren e sotme tha se dera e tij do jetë gjithmonë e hapur për ambasadorë amerikanë apo zyrtarë të cdo lloj pozicioni por kurrsesi nuk do shkelë në zyrën e tij Yuri Kim nëse kjo e fundit nuk kërkon falje për të gjitha deklaratat e mëparshme.
Berisha theksoi se qëndrimi i saj ndaj shqiptarëve është fyes dhe se ajo duhet të kërkojë falje pasi shqiptarët nuk hanë bar.
“Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit: ne e kemi përmbys atë diktator”-përfundoi Berisha.
Kujtojmë se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shprehur qëndrimin e saj kundër figurës politike të Berishës duke theksuar se ai njeri i shpallur non grata nuk mundet as kafe të pijë me zyrtarë amerikanë e jo më të rikthehet në krye të PD-së.
Berisha: Dy fjalë për Yuri Kim:
Jo tha se po fitoi Berisha, e cila shkelmoi kushtetutën, nuk do I jap dorën e sdo I trokas në derë. O zonjë dera e Berishës në cdo pozicion do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadorin me të vetmin kusht:
Nëse ajo quhet Yuri Kim në cdo pozicion nuk do shkelë kurrë në zyrën time pa kërkuar falje ju. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit: ne kemi përmbys atë diktator.
(E.D/faxweb.al)