21:35 | 25/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“O zonjë kaq mund të them”, qeveria mban larg gazetarët në Thumanë, burime: Ka mungesë shtretërish dhe batanijesh

09:28 | 28/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“O zonjë kaq mund të them”, qeveria mban larg gazetarët në Thumanë, burime: Ka mungesë shtretërish dhe batanijesh

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, një nga problematikat është edhe strehimi i banorëve. Mëngjesin e sotëm, në një nga zonat ku është shpallur edhe gjendja e Emergjencës, në Thumanë gazetarja e FaxNews Eksiola Shehu është përballur me një sjellje të pazakontë nga banorët e strehuar në çadra.

Ditën e djeshme, gazetarja është lejuar të futet brenda në çadra, ndërsa ditën e sotme, ajo nuk është lejuar. Burime për FaxNews, bëjnë me dije se ka mungesa shetërish dhe batanijesh, ndërsa autoritetet po tentojnë të mbajnë larg edhe kamerat.

Duket se kjo situatë u paralajmërua mëngjesin e sotëm dhe nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili tha se do iu fikte ekranet mediave, pasi sipas tij ato po abuzonin me këtë fatkeqësi natyrore.

Një nga banorët është shprehur se presin ndihmë nga shteti. E pyetur nga gazetja si është gjendja brenda çadrave, banorja i është drejtuar duke i thënë “O zonjë kaq mund të të them”.

Ndërsa një tjetër banor tha se ndodheshin 7 persona në çadër dhe kishin vetëm 3 shtretër, por nuk ka pranuar të flasë më shumë.

“Ishim 7 veta dhe kishim 3 shtretër, nuk mund të themi më shumë tani, shtëpia ka marrë plasaritje nga brenda”.

Strehimi i banorëve në çadra është problematike edhe në zonën e Laçit, ku banorët thotë se janë tentuar të nxirren jashtë nga policia dhe u është thënë se nuk ka më rrezik dhe se duhet të kthehen në banesat e tyre.

Banorët shprehen të irrituar dhe nuk pranojnë të kthehen në banesat e tyre pasi kanë shumë plasaritje dhe dëmtime.

Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 40, ndërsa janë mbi 650 persona të lënduar.

(K.H/Faxweb.al)

Etiketa: banoretcadra ne thumane
Pas

“Mos lëvizni se nuk ju gjen gjë”, tërmeti shkund studion e Fevziut, gazetarja e njohur vë duart në kokë (Video)

Para

I ka mbetur vetëm arushi, pamje dramatike nga vila e rrënuar e familjes Lala, nëna në gjendje të rënduar psikologjike kërkon fëmijët (Video)

Para
I ka mbetur vetëm arushi, pamje dramatike nga vila e rrënuar e familjes Lala, nëna në gjendje të rënduar psikologjike kërkon fëmijët (Video)

I ka mbetur vetëm arushi, pamje dramatike nga vila e rrënuar e familjes Lala, nëna në gjendje të rënduar psikologjike kërkon fëmijët (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Përtej dhimbjes për ushtarin dëshmor të Kosovës!

I dënuar në burgun e Beratit, vdes 57-vjeçari gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës

Prokurori Abazi: Të arrestuarit në Banjskë, “shtetas të Serbisë”

Lajçak takim urgjent me Escobarin dhe këshilltarët e Scholzit, Macronit, Melonit: Konsultime intensive për Kosovën

Avokati serb: Numri i serbëve të vrarë në sulmin terrorist në veri mund të shkojë deri në 10, ka edhe të plagosur

“Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiçit, ndërsa Lajçaku ka dështuar dhe moti është dashur të shkarkohet

Osmani kërkon sanksionimin e Serbisë

Aksident në Lushnjë-Fier, burimet: Kamionit i pritet rruga nga furgoni

Tanket e para amerikane Abrams arrijnë në Ukrainë

Balla merr pjesë në ceremoninë mortore të efektivit të vrarë: Përulje dhe nderime për Afrim Bunjakun

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.