Prevalenca e anemisë në nivel global ka ardhur në rritje në 10 vitet e fundit. Ekspertët e shëndetësisë botërore e cilësojnë aneminë një problem të rëndësishëm shëndetësor, që prek kryesisht fëmijët e vegjël, vajzat dhe gratë që në moshë riprodhimi si dhe shtatzënat dhe nënat pas lindjes.
Anemia ndikon në performancën shkollore për fëmijët dhe produktivitetin në jetën e të rriturve, duke sjellë humbje ekonomike.
Të dhënat tregojnë se 40% e fëmijëve nën 5 vjec janë të prekur nga anemia, ndërkohë që shifra tek gratë e moshës 15–49 vjeç është rritur nga 27.6% që ishte në 2012 në 30.7% në 2023.
Tek gratë shtatzëna në nivel global, prevalenca e anemisë është 35.5%
Tendencat rajonale në prevalencën e anemisë te gratë 15–49 vjeç tregojnë një rritje të lehtë në të gjitha rajonet e OBSH-së që nga viti 2012, përveç Rajonit të Paqësorit Perëndimor, ku ajo ka mbetur e pandryshuar.
Rajoni i Azisë Juglindore ka shfaqur nivelet më të larta të anemisë që nga viti 2000, me pothuajse gjysmën e grave moshës 15–49 vjeç te prekura prej saj.