03:26 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Oferta e VV/ LDK i vendos në tavolinë Albin Kurtit 5 propozime, ja çfarë kërkon partia e Isa Mustafës

15:48 | 15/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrihet marrëveshja e Vetëvendosjes me LDK-në, zbulohet si do të ndahet pushteti

Pas ofertës së Lëvizjes Vetëvendosje, LDK i është kundëpërgjigjur Albin Kurtit me një tjetër ofertë. Partia e Isa Mustafës ka dorëzuar sot me shkrim disa propozime, ku midis të tjerash kërkohet që numri i ministrive të mbetet 12, por të ketë ndryshime në to.

Po ashtu, LDK kërkon postin e kryeministrit, nënkryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrit dhe 5 ministri, ndërsa kërkon edhe që presidenti të propozohet prej tyre. Propozimin e bëri publik në “Facebook” anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kërkoi finalizimin sa më parë të marrëveshjes.

“Vetëm një marrëveshje që reflekton këtë vullnet siguron stabilitet qeverisës për mandat të plotë prej katër vitesh. Kjo marrëveshje duhet finalizuar sa më parë në mënyrë që të fillojmë zbatimin e programit qeverisës të dakorduar nga dy ekipet tona, që mundëson reforma të thella ekonomike, sociale, të sundimit të ligjit dhe të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës”, shkruan Hoti.

Më poshtë propozimet e LDK për VV:

Propozimet e LDK-së të dorëzuara sot me shkrim, janë si vijon:

  1. LDK-ja do të ketë kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e presidentit, pastaj kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore (VV-ja e ka kryeministrin, LDK-ja kryetarin e Kuvendit). Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy pozita të larta shtetërore (kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit), kurse LDK-ja një pozitë (presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës).
  2. Numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët, me këto përjashtime:
  3. a) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
  4. b) Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komuniteteve jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
  5. Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për Presidentit të vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja.
  6. Si rezultat i kësaj marrëveshje:
  7. Deri në zgjedhjen e presidentit:
  • VV do të ketë kryeministrin, nënkryetarin e parë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e dytë dhe pesë ministri, ndërkaq
  • LDK do të ketë kryetarin e Kuvendit, nënkryetarin e dytë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri.
  1. Pas zgjedhjes së presidentit, të propozuar nga LDK-ja:
  • VV do të ketë kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, nënkryetarin e parë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e dytë dhe 5 ministri, ndërkaq
  • LDK do të ketë presidentin si kandidat të saj të propozuar (por që si president vepron si faktor unifikues sipas Kushtetutës), si dhe nënkryetarin e dytë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë dhe 5 ministri.
  1. Të gjitha çështjet e tjera mbesin ashtu siç janë dakorduar në takimet e mëparshme.

Më herët ishte Besnik Bislimi nga Vetëvendosje ai që bëri publike ofertën zyrtare për VV. Në këtë propozim VV shtoi numrin e ministrive nga 12 në 14, pesë ministri për Lëvizjen Vetëvendosje kurse 6 për LDK.

Etiketa: LDKmarreveshjeoferteVV
Pas

“Janë thënë shumë fjalë për policët”, Lleshaj nderon 19 efektivë me medalje nderi: 2019 vit tektonik

Para

“Vij nga Amerika në çdo proces zgjedhor”, rrëfehet protagonisti i 14 Janarit: PS-në nuk e votoj kurrë

Para
“Vij nga Amerika në çdo proces zgjedhor”, rrëfehet protagonisti i 14 Janarit: PS-në nuk e votoj kurrë

"Vij nga Amerika në çdo proces zgjedhor", rrëfehet protagonisti i 14 Janarit: PS-në nuk e votoj kurrë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.