19:48 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Ofertat për apartamente në Tiranë të larta, ç’ndodh me çmimin e qirave

09:00 | 18/09/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ligji ekziston por nuk zbatohet, ndërtesat në Tiranë pa termoizolim (VIDEO)

Çdo vit, vërshimi i studentëve në fillim të shtatorit shoqërohej me rritje të çmimit të qirave në kryeqytet. Mund të thuhet se në këtë periudhë të vitit, që përkon edhe me nisjen e sezonit të ri në shkollë, kërkesa për apartamente me qira në Tiranë arrin kulmin.

 Megjithatë, sipas agjentëve të tregut, çmimet e qirave kanë mbetur në të njëjtin nivel. Sipas Armand Shkambit, nga agjencia Real D, kjo shpjegohet me rritjen e ofertës për të dhënë apartamente me qira.

Edhe sipas Klajdi Memajdinit, nga agjencia e pasurive të paluajtshme DevInf, oferta e lartë për të dhënë shtëpi me qira ka bërë që në këtë periudhë çmimet e qirave të mos rriten, ose të rriten lehtë në zona të caktuara.

Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, çmimet nga periferia në qendër për shtëpi me qira ndryshojnë me 50 euro. Për apartamentet me hapësirë banimi 1+1, çmimi mesatar është rreth 250 euro, ndërsa në zonat më pranë qendrës, rreth 300 euro. Për sipërfaqe më të mëdha, çmimi varion nga 300 euro deri në 450 euro.

Në zonat elitë, si ish-Blloku, Liceu Artistik, zona pranë Radio Televizionit Shqiptar, çmimi për apartament me qira është mbi 500 euro.

Po investohet në prona me qëllim lënien me qira

Sipas ekspertëve të tregut, individët, të cilët po investojnë në prona të paluajtshme me qëllim lënien me qira janë shtuar. Apartamentet po blihen kryesisht për qëllime investimi. Sipas Dritan Cakës, nga agjencia DevInf., ka një kërkesë të shtuar për shtëpi të dyta nga grupi i individëve që u përkasin profesioneve të lira, si dentistët, mjekët, avokatët, farmacistët, të cilët po blejnë një banesë të dytë për ta dhënë me qira, veçanërisht në zonën e Liqenit të Thatë apo në Komunën e Parisit.

Shqipëria, me kthimin më të lartë nga qiraja në rajon

Sipas Numbeo.com, portalit me bazën më të gjerë të të dhënave për kostot e jetesës, treguesit e banesave, trafikut, krimit dhe ndotjes, Shqipëria renditet e para në rajon për sa i përket kthimit nga qiraja.

Ky tregues përllogaritet si raport i qirasë vjetore me çmimin e apartamentit dhe shprehet si përqindje. Nga të dhënat më të fundit, kthimi vjetor i qirasë për apartamentet në qendër më Shqipëri është 3.9%, ndërsa mesatarja e rajonit është 3.5%.

Për apartamentet në periferi, kthimet nga qiraja vjetore janë më të larta, argumentuar me faktin se çmimet janë më të lira, ndërsa hendeku midis qirave nga qendra në periferi është më i ngushtë. Kosova dhe Shqipëria kanë kthimin më të lartë nga qiraja në të gjitha rajonin, ku ky tregues përllogaritet rreth 5%, 1 pikë për qind më shumë se mesatarja e rajonit për kthimin nga apartamentet në periferi./monitor

 

 

Etiketa: banesatcmimipallateqeraja
Pas

Rama përshëndet me pamje nga Fieri, qytetari i kthehet me kritika: Ne këtej ecim akoma me gomar se s’kemi rrugë

Para

Me avion special nga Lyoni drejt Tiranës, Franca dëbon sot 54 azilkërkues shqiptarë

Para
Me avion special nga Lyoni drejt Tiranës, Franca dëbon sot 54 azilkërkues shqiptarë

Me avion special nga Lyoni drejt Tiranës, Franca dëbon sot 54 azilkërkues shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

Zbulimi i fundit, NASA-s gjen prova se planeti Mars mund të ketë qenë i banueshëm

Punonjësi bie duke montuar tendë, në hetim pronari i karburantit në Delvinë

PD kërkesë drejtuar KQZ: Na vini në dispozicion materialet filmike për të gjitha QV-të dhe zarfet e diasporës

Përmbytje tragjike në Teksas: 6 viktima, qindra të evakuuar

Shembet ndërtesa në Karaçi, 7 të vdekur dhe 8 të plagosur

Hamasi afër pranimit të marrëveshjes për armëpushim në Gaza

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni hap Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës më 10 korrik në Romë

Kapet me 20 gram kokainë në trup, arrestohet shqiptari në Itali

Futbollisti i njohur Thomas Partey, akuzohet për përdhunim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.