00:49 | 05/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

OKB-ja nuk i ndahet “Axhendës 2030”

21:16 | 18/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
OKB-ja nuk i ndahet “Axhendës 2030”

Të 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara e kanë miratuar një deklaratë për të rikonfirmuar përkushtimin e tyre për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Ky tekst është miratuar në mënyrë unanime në takimin e së hënës, një ditë para nisjes së debatit në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Fjalime do të mbajnë liderë nga shumë vende të botës.

Një grup i shteteve të udhëhequra nga Rusia ka kërcënuar me bllokim të Deklaratës për Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm, mirëpo në fund nuk ka ndodhur asgjë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë se deklarata e së hënës mund ta përshpejtojë punën drejt jetësimit të objektivave të përbashkëta.

Deklarata përfshin përkushtimin për financim të vendeve në zhvillim dhe ofrimin e mbështetjes për një pako në vlerë të të paktën 500 miliardë dollarëve në vit.

Në mesin e 17 Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm përfshihet dhënia fund e varfërisë dhe varfërisë ekstreme deri më 2030.

Këto synime janë përmendur fillimisht më 2015.

Megjithatë, pandemia e koronavirusit, lufta në Ukrainë dhe kriza me borxhet në vendet e varfra, e kanë penguar përparimin.

Sipas Kombeve të Bashkuara, nëse gjërat ecin me këtë ritëm, 575 milionë njerëz do të jetojnë në varfëri ekstreme dhe më shumë se 600 milionë tjerë do të përballen me uri deri më 2030.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje për më shumë përpjekje për arritje të synimeve.

“Ne e shohim që përparimi që e kemi synuar për botën, po ec me ritëm të ngadalshëm, e shohim që nuk kemi shënuar përparimin që e kemi dashur. Mirëpo kjo është arsye që të gjithë ne të kujdesemi për të arritur më tepër përparim”.

Kancelari gjerman ka thënë se vendet në zhvillim janë në pritje të ndihmës më të madhe ekonomike nga kombet e fuqishme.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nis zyrtarisht të martën dhe zgjat një javë./ REL

Pas

Hunter Biden ngre padi ndaj agjencisë së taksave

Para

Vizitë surprizë, Ibrahimovic takon ish-shokët e skuadrës para ndeshjes në Champions League

Para
Vizitë surprizë, Ibrahimovic takon ish-shokët e skuadrës para ndeshjes në Champions League

Vizitë surprizë, Ibrahimovic takon ish-shokët e skuadrës para ndeshjes në Champions League

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Dëmtimi i Gavit, Barcelona i rikthehet ‘dashurisë së vjetër’

Zyrtarët rajonalë iranianë miratojnë kod të rreptë të veshjes për nëpunëset civile

Raportohet se një amerikan u gjet i vdekur në një qendër emigrimi në Rusi

Konventa e Bernës nxit përsëri qeverinë shqiptare të ndalojë punimet e Aeroportit të Vlorës

Masat për të reduktuar imigracionin legal nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar

Agron Shehaj intervistë për VOA: Po punoj për një alternativë re politike, kam nisur takimet

Në 2010 Messi mori Topin e Artë, Sneijder flet ‘pa dorashka’: Ishte e padrejtë

Elbasan/ Po punonte në përpunimin e hidrokarbureve, 45-vjeçari bie nga struktura metalike dhe dërgohet në spital

VOA: Studimi, bie trysnia e zyrtarëve për rryshfet, ndërsa publiku rrit besimin tek drejtësia

Pesë zakone të mëngjesit që rregullojnë në mënyrë efektive sheqerin në gjak pa ilaçe

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.