18:58 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ooooooooo, njerëz! Lëreni kullën, ështe e Zenit apo e Zamirit… Merruni me qeverinë që ka dalë me thasë bosh e do të na marrë sigurim për banesën

13:43 | 09/08/2023
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Torollak” Ylli Manjani rreth vizitës së Escobar në Shqipëri: Ai nuk përfaqëson asgjë në hierarki

Nga Ylli Manjani

Shihni me vemendje!

Përgjatë 48 orëve të fundit, ndërkohë që opinioni publik merret me idiotësinë “e kujt është kulla e re te gropa e Hajdinit?”, qeveria ka dalë me një projekt ligj që rrjep njerëzit me detyrim.

Është e Zenit, apo e Zamirit? E Gimit apo Ilirit (Shtufit)? Po Saliu ç’tha?! Foli Luli ndiq paranë, ore ejjj?! Kush e dha lejen,Rama apo Erioni?! Po të ishte Alimehmeti nuk do firmoste… Belindin e vuri Erioni në pazar me Salën… Ky është spin për të harru inceneratorët… O zot sa teori e pasion ka marrë një temë krejt rutinë!

Ooooooooo, njerëz!

Po amani more, amani!

Shihni more qeveria që ka dalë me një thes bosh dhe po na detyron të gjithëve, po të gjithëve fare që të hedhim para në këtë thes, pa asnjë përfitim apo shërbim në këmbim.

Ligji komunist i sigurimit me dhunë të banesave është rrjepje e pastër. Është mbushje e një thesi të zbrazur.

E çfarë mbushje pa?

Doni të bëjm një hesap të thjeshtë?

Ja, sipas censusit të fundit të 2012-ës, janë diku tek 1 milionë e kusur banesa në vend.

Sot janë sigurisht më shumë se aq, por le të marrim 1 milionë banesa.

Nëse i vemë një prim 100 euro për banesë krijohet me dhunë në fond prej 100 milionë euro, në vit.

Pra 100 milionë euro në vit pa marrë asnjë shërbim mbrapsht!!!  Thjesht pare e rrjepur nën frikën e një tërmeti imagjinar…

100 milionë euro buxhet vjetor shtesë që e përdor qeveria sipas qejfit. Tenderë e koncensione pa hesap me buxhet i krijuar nga pagesa me dhunë e çdo familje shqiptare që ka në pronësi banesë.

Asgjë në këmbim. Edhe po ra tërmeti, prap nuk merr asgjë. Se nuk ka asnjë skemë sigurimi, aq më keq kur është unike dhe me detyrim, të marrë përsipër rriskun 100% të një fatkeqësie. Asnjë skemë në rruzull nuk e siguron dot.

Si ka mundësi që ka më shumë rëndësi kush ndërton një kullë apo një pallat, a thua se nuk ka të tilla vërdallë dhe, nuk tërheq vemendjen ligji komunist i rrjepjes të shqiptarëve?!

Po na rrjep qeveria ore ej!

E kuptoni apo jo?!

Le pastaj ç’po i bëjnë tregut të lirë dhe ekonomisë së tregut.

E pabesueshme!

Është ashiqare rrjepja dhe publiku merret me një pronë private në fund të fundit.

Çdo popull meriton qeverinë që ka. Padyshim që është e vërtetë…

Pas

Mbytet 41-vjeçari në liqenin e Belshit, baba i dy fëmijëve, dyshohet se vuante nga depresioni

Para

‘Shkrihet’ reparti në Zall Herr / Pas kanabisit lirohen 4 ushtarakë, pritet vendimi edhe për 10 të tjerë

Para
‘Shkrihet’ reparti në Zall Herr / Pas kanabisit lirohen 4 ushtarakë, pritet vendimi edhe për 10 të tjerë

‘Shkrihet’ reparti në Zall Herr / Pas kanabisit lirohen 4 ushtarakë, pritet vendimi edhe për 10 të tjerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

Yuri Kim vazhdon detyrën në Byronë e Çështjeve Evropiane, por solidarizohet me 1300 kolegët e shkarkuar në DASH

Trazira në Spanjë/ Dhunë kundër emigrantëve në Torre Pacheco, plagosen 5 persona

Elbasan/ Zjarr masiv përfshin kodrat e Karinës, flakët përhapen në Peqin dhe Sinaballaj, ndërhyjnë helikopterët

Deportimi i 8 burrave në Sudanin e Jugut nga administrata Trump, shefi i kufirit amerikan: Nuk e di fatin e tyre

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE, Spiropali: Prioritet i Kuvendit mbetet forcimi i institucioneve dhe drejtësisë së pavarur

Aksident i frikshëm në rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen dy drejtuesit

Ngjarje e rëndë në Austri/ Një burrë vret me armë një person, plagos një grua dhe më pas vetëvritet

Vranë oficerin ukrainas në Kiev, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës eliminon dy agjentët rus

Pas ‘bilancit’ në terren, Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim edhe drejtorët e Bashkive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.