15:46 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Operacion “Anti-Mafia” në Itali, zbulohet vrasja makabër ndaj biznesmenes

20:24 | 07/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacion “Anti-Mafia” në Itali, zbulohet vrasja makabër ndaj biznesmenes

Karabinieria italiane ka kryer një mega-operacion kundër mafias Ndragheta të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia në Katanzaro. Mbi 600 forca policore morën pjesë në këtë aksion të madh, ku u kapën 84 persona. Midis tyre kishte njerëz profesionistë, politikanë dhe sipërmarrës. Ndaj tyre u dhanë edhe masat e sigurisë (29 persona në burg, 52 në arrest shtëpie dhe 3 me detyrim paraqitje). Operacioni antimafia u krye mes Romës dhe Napolit.

Mes të arrestuarve ishte edhe një person ndaj të cilit rëndon akuza për vrasjen e një sipërmarrëseje në vitin 2016. 57-vjeçari Salvatore Ascone me disa bashkëpunëtorë të tjerë vrau Maria Chindamo 42 vjeç. Që nga 6 maji 2016 ajo rezultonte e zhdukur në zonën e Viboneses. Sipas hetimit Ascone e vrau 42-vjeçaren dhe më pas mishin e saj ia dha për ushqim derrave.

Kjo vrasje makabër erdhi si pasojë e kërkesës nga disa banda të “Ndranghetas” në zonën Vibonese. Chindamo ishte e martuar me Vincenzo Puntoriero, i cili u vetëvra në vitin 2015. Pas kësaj ajo fitoi të drejtën e pronësisë të disa tokave në zonën e Vibonese. “Ndrangheta” duke eliminuar Chindamon mori tokat në pronësi të saj.

E veja kishte menduar pas vdekjes së burrit të saj që të rindërtonte jetën nga e para duke investuar në tokat e tij. Por vrasja makabër ia preu jetën dhe asaj dha mundësia të gëzonte pasurinë dhe të kujdesej për vajzën e saj që do të regjistrohej në universitet. Në hetimin për këtë ngjarje ndihmuan 18 bashkëpunëtorë të drejtësisë, përveç përgjimeve telefonike, elektronike dhe mjedisore.

Pas

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Pyllin e Sodës, Policia dhe zjarrfikësja në vendngjarje

Para

Tirana mikpret 50 kompani në fushën e shëndetit, ekzaminime dhe konsulta falas për qytetarët në sheshin “Skënderbej”

Para
Tirana mikpret 50 kompani në fushën e shëndetit, ekzaminime dhe konsulta falas për qytetarët në sheshin “Skënderbej”

Tirana mikpret 50 kompani në fushën e shëndetit, ekzaminime dhe konsulta falas për qytetarët në sheshin “Skënderbej”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tregtarët e Shkodrës protestojnë para bashkisë: Të lirohen ambientet nga komuniteti mysliman

Mesazhi i Baba Mondit, Kryegjyshi i bektashinjve bëri thirrje për paqe dhe mirësi para festës së ashures

‘Fshat turistik pa leje në Theth’, Rama ndan pamjet nga prishja e objektit: Krimineli nuk ka as kurajon të shfaqet! Prokurorja e hodhi në kosh denoncimin e Policisë

Policia Rrugore e Tiranës – Kontrolle intensive, 24/7, për sigurinë në rrugë

Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

Korçë/ Inaugurohet godina e re e Konsullatës së Greqisë, në ceremoni marrin pjesë ministrat Hasani dhe Gerapetritis

Bashkëpunim i qëndrueshëm Shqipëri–Gjermani: Policia e Shtetit pajiset me teknologji të lartë nga BKA

Kryemadhi i përgjigjet “flakë më flakë” Metës: Fans i Zegjinesë

Arrestohet në Morinë shtetasi me armë të fshehur në automjet(EMRI)

Berisha për hetimet ndaj Bankers: Nuk mbroj asnjë kompani, por të vërtetën! Prokurori veproi nën diktatin e Lubisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.