Fax NeWs informon se në Korfuz, është goditur nga policia greke një grup i trafikut të heroinës i cili përbëhej nga 8 shqiptarë dhe 5 grekë.
Gjatë aksionit të policisë janë kapur 3 shqiptarë të moshës 21, 28 dhe 51-vjeç dhe dy grekë të moshës 38 dhe 57-vjeç, ndërsa në kërkim janë 5 shqiptarë, të moshës 19-31 vjeç dhe 3 grekë të moshës 28-47 vjeç.
Drejtues i grupit ishte një shqiptar 28-vjeç. Janë sekuestruar 805 gram heroinë, 3520 euro, 1 makinë, 1 motorr dhe 6 celularë.
(E.L/Faxweb)