Pavarësisht se jemi në ditët e fushatës zgjedhore, policia çdo ditë po sekuestron lëndë narkotike, e cila duket sikur nuk po mbaron, me kaq e kaq shumë kronika për drogën, apo artikuj gazetash.
Ndërkohë vetëm sot, pas një operacioni anti-kanabis, të zhvilluar nga ajri dhe nga toka, Policia ka sekuestruar plot 850 bimë të llojit kanabis.
Operacioni në fjalë është zhvilluar në Krujë, si rezultat i një bashkëpunimi mes Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Publike, Komisariatin e Policisë Krujë dhe FLO.
Mësohet se operacioni në fjalë do vijojë edhe në ditët në vazhdim.
DETAJET E PLOTA TË POLICISË
Monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin e kutivimit të bimëve narkotike. Gjatë monitorimit evidentohen disa vende të mbjella rishta me bimë narkotike Cannabis Sativa.
Asgjësohen me anë të djegies 850 bimë narkotike Cannabis Sativa. Në kuadër të planit të veprimit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe informacioneve të grumbulluara nga Strukturat Policore, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Publike, Komisariatin e Policisë Krujë dhe FLO, ditën e sotme u zhvillua operacioni policor për kontrollin e territorit me monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin, evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike.
Gjatë monitorimit dhe kontrollit të territorit nga ajri me anë të helikopterit të Policisë dhe nga toka me Shërbime Policore, u konstatuan disa vende, zona të pyllëzuara, të hapura rishtaz me gjithësej 850 bimë narkotike të dyshuara, të llojit Cannabis Sativa.
Bimët e konstatuara janë filmuar dhe fotografuar, ku edhe u asgjësuan në vend me anë të djegies. Vijon puna për identifkimin dhe kapjen e autorëve. Operacioni i monitorim – kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2173″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post