Zhytës ndërkombëtarë dhe tajlandezë po punojnë për të shpëtuar futbollistët e bllokuar në një shpellë në Tajlandë prej 2 javësh.
Sot është bërë e mundur edhe shpëtimi i personit të pestë që kishte mbetur i bllokuar, ndërkohë që 4 të tjerët u nxorrën të dielën.
Në shpellë ndodhen tani 7 djem dhe trajneri i tyre. Autoritetet thanë se kushtet sot janë të favorshme për të punuar për nxjerrjen e tyre. (B.H/Faxweb)