16:13 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Operacioni “Permeso”/Arrestohen dy persona për falsifikim letërnjoftimesh, në kërkim një i tretë (VIDEO)

15:45 | 14/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni “Permeso”/Arrestohen dy persona për falsifikim letërnjoftimesh, në kërkim një i tretë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen sekanë falsifikuar letërnjoftime. Operacioni policor i koduar “Permeso”, u realizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me metoda speciale të hetimit.

Në pranga kanë rënë 2 persona për fallsifikim letërnjoftimesh, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohen automjet, njësi kompjuteri, lap top, solucione kimike, 4 aparate celularë, passaport, karta identiteti, dokumente në formën e porosive dhe master card.

Sektori për Krimin ekonomik dhe financiar, pranë D.V.P. Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në kuadër të operacionit policor “Permeso”, arrestuan shtetasit :

– G. T, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

– K. O, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer, pasi në sajë të një hetimi disa mujor, me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e jashtëligjshme që këta shtetas ushtronin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Zef Kolombo”, në mjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin G.T, dhe pasagjer shtetasin K. O, janë gjetur letërnjoftime të dyshuara të fallsifikuara. Në vijimësi është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Tafaj, ku përsëri janë gjendur letërnjoftime të tilla.

Janë sekuestruar në total, në cilësinë e provës materiale ( gjatë kontrollit të ushtruar në mjet dhe banesë) :

– 2 njësi kompjuteri të markës IP

– 1 lap top i markës IP

– solucione dhe kimikate të ndryshme

– 2 passaporta italiane

– 2 passaporta shqiptare

– 1 kartë shëndeti italiane

– 18 fotografi për dokumenta

– 1 pajisje e plastifikimit të dokumentave

– dokumente të ndryshme në llojin e porosive

– letër me element sigurie për bërjen e dokumentave të falsifikuara

– 2 karta identiteti italiane të plotësuara.

– 10 karta identiteti italiane të pa plotësuara.

– 3 karta identiteti shqiptare të plotësuara.

– 2 master card.

– 2 karta plastike ( me mbishkrim Oyster dhe Vantaggi ).

– passaport me emër shtetasi shqiptar e lëshuar më datë 24.02.2011.

– automjet tip “Mercedez Benz”.

– 4 aparate celularë të markave të ndryshme.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit O.S. ( për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera ).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave”, “Prodhim i mjeteve për fallsifikim dokumentash”, “Fallsifikim iletërnjoftimeve, i pasaportave apo vizave”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga nenet 186, 192,189/2 dhe 298/2 të Kodit Penal. (D.D/Shuplaka)

Pas

Shkëlzen Berisha paralajmërim të fortë për marrësin e gjakut të Edi Ramës

Para

Toma dhe shoqet e tij, cilat socialiste i rrinë përkrah të përjashtuarit nga grupi (FOTO)

Para
Toma dhe shoqet e tij, cilat socialiste i rrinë përkrah të përjashtuarit nga grupi (FOTO)

Toma dhe shoqet e tij, cilat socialiste i rrinë përkrah të përjashtuarit nga grupi (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump nënshkruan urdhrin e ri ekzekutiv, rikthen testin e fitnesit për nxënësit e shkollave publike

Rrëzohet avioni në brigjet e Spanjës, policia nis kërkimim për dy personat që ishin në bord

Lufta në Gaza, Mbretëria e Bashkuar do evakuojë qindra fëmijë për t’iu ofruar kujdes mjekësor

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Theksohet partneriteti strategjik për sigurinë

Lufta në Gaza, punonjësi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze humb jetën pas një sulmi izraelit

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalë në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

Lufta në Rripin e Gazës/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, shkak uria! OKB: Që nga maji, 10% e ndihmës ka mbërritur te civilët

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.