21:29 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Operacioni “TRANSNACIONAL” godet trafikun e qenieve njerëzore, 4 të arrestuar

10:19 | 13/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berat/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, nis hetimi për 60 vjeçarin

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka njoftuar rezultatet e operacionit të koduar “TRANSNACIONAL”, një aksion i suksesshëm kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe rrjeteve kriminale ndërkombëtare.

Në konferencën e mbajtur sot, Drejtori i Policisë Vlorë, Elidon Çela, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në komunitet. Operacioni çoi në arrestimin e 4 shtetasve të huaj dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, ndërsa u sekuestruan materiale të vlefshme hetimore.

Fjala e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Elidon Çela, gjatë konferencës së mbajtur në DVP Vlorë lidhur me disa rezultate pozitive të arritura nga strukturat e DVP Vlorë, ndër të cilat edhe finalizimi i operacionit policor të koduar “TRANSNACIONAL”.

Përshëndetje,

Ju falënderoj që jeni sot këtu për të ndarë disa rezultate pozitive të arritura nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe strukturat e saj, si në luftën kundër krimit të organizuar, ashtu edhe në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet.

Së pari bashkë me Prokurorin e çështjes, Erion Murataj, do bëjmë prezent rezultatin e arritur pas finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “TRANSNACIONAL” Ky operacion përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në angazhimin tonë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe për të goditur rrjetet kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit.

Operacioni u realizua nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë, të mbështetura nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe strukturat e tjera të Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, si rezultat i një pune hetimore dhe policore të mirëorganizuar.

Gjatë këtij operacioni u goditën dy raste të trafikimit të personave të rritur nga shteti i Ukrainës. Pjesëtarët e këtij rrjeti trafikimi rekrutonin në vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, duke i sjellë në Shqipëri, ku më pas u mbanin dokumentet e udhëtimit dhe i shfrytëzonin për të kryer veprimtari të kundërligjshme.

Personat e trafikuar detyroheshin përmes kërcënimeve dhe përdorimit të dhunës fizike dhe psikologjike, për t’u angazhuar në marketingun e rekrutimit të individëve të tjerë në vendet e Europës, duke përdorur platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, me qëllimin për t’i shfrytëzuar më pas për veprimtari kriminale, si shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, që kryheshin gjithashtu në vendet europiane.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim dhe “Kanosja”, 4 shtetas të huaj konkretisht:

• M. P., 27 vjeç, lindur dhe banues në Harkov, Ukrainë;

• N. K., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kiev, Ukrainë;

• O. T., 24 vjeç, lindur dhe banues në Minsk, Bjellorusi;

• M. S., 22 vjeçe, lindur dhe banuese në Kiev, Ukrainë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. M., 35 vjeç, banues në Poloni.

Gjithashtu, janë shoqëruar dhe 19 shtetas ukrainas, të moshës nga 18 deri në 26 vjeç, të cilët kanë qenë viktima të kësaj veprimtarie kriminale dhe janë kryer veprime procedurale me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale. 

Gjatë operacionit u sekuestruan 18 laptopë, 23 pasaporta udhëtimi, 4 karta ID dhe 23 aparate celularë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Ndërkohë, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe për të zbardhur ato të ndodhura më parë. Operacioni policor i koduar “DANGER”, i cili u finalizua ditën e djeshme, pas një pune voluminoze të pandërprerë të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Komisariatit të Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ishte një tjetër rezultat që rrit besimin e qytetarëve te Policia dhe krijon një ambient të pasigurt për ata që tentojnë apo kanë kryer krime ndaj personit, pronës apo në çdo fushë tjetër.

Dua tju bëj me dije, gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra prindër dhe pjestarë të stafeve pedagogjike të qarkut Vlorë kanë kontaktuar Policinë, duke ndarë shqetësime dhe informacione mbi aktivitetet dhe sigurinë e fëmijëve të tyre, kryesisht të moshave 12 deri në 18 vjeç. Këto informacione kanë qenë të vlefshme dhe kanë ndihmuar në orientimin e veprimeve tona parandaluese. Një shembull konkret është rasti i një 14-vjeçari, ku, falë informacionit të siguruar dhe punës profesionale nga Policia e Vlorës, ditën e djeshme është bërë e mundur që, nëpërmjet një fotografie të gjetur në celularin e tij dhe pas një pune profesionale me psikolog, prind dhe punonjës social, të gjendej e fshehur në një motomjet pranë një banese një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë, të cilat I kishte fshehur ky 14-vjeçar. Nga ana jonë vijon puna intensive për të identifikuar personin që ia ka dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Përfitoj nga rasti që t’i falënderoj të gjithë prindërit dhe stafet pedagogjike që kanë ndarë shqetësimet dhe informacionet e tyre me Policinë. Kontributi i tyre është një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit për rritjen e sigurisë së fëmijëve në rrugë dhe shkollë. Ftoj të gjithë qytetarët që të vazhdojnë këtë bashkëpunim, duke denoncuar rastet e paligjshmërisë, me garancinë e anonimatit të plotë dhe një reagim të menjëhershëm e profesional nga strukturat e Policisë së Qarkut Vlorë. 

Këto veprime parandaluese dhe operacionale të njëpasnjëshme janë dëshmi e përkushtimit e strukturave të Policisë Vlorë, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe mbështetjen maksimale nga Prokuroria e Vlorës, për të goditur aktivitetet kriminale me qëllim rritjen akoma më shumë të parametrave të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.

Së fundmi, një falënderim i veçantë shkon për Ambasadën e Ukrainës në Shqipëri për mbështetjen e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet tona në operacionin “TRANSNACIONAL”, si dhe për të gjitha strukturat tona që kontribuuan në suksesin e këtyre operacioneve.

Faleminderit gjithashtu juve, përfaqësues të medias, që jeni sot këtu për përcjelljen me profesionalizëm dhe transparencë të përpjekjeve tona për të luftuar krimin dhe për të garantuar sigurinë publike. 

Faleminderit!

Pas

Spitali Bashkiak Mirditë, Koçiu: Infrastrukturë moderne, i shërben 15 mijë banorëve të zonës

Para

Detaje nga trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri/ Pistoletat vinin nga Turqia, shkëmbeheshin me kokainë

Para
Detaje nga trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri/ Pistoletat vinin nga Turqia, shkëmbeheshin me kokainë

Detaje nga trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri/ Pistoletat vinin nga Turqia, shkëmbeheshin me kokainë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.