17:59 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Opinioni i “Venecias”, Ambasada e SHBA-ve: Vetingu i gjykatësve i jep fund korrupsionit të thellë gjyqësor

16:42 | 12/12/2016
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Opinioni i “Venecias”, Ambasada e SHBA-ve: Vetingu i gjykatësve i jep fund korrupsionit të thellë gjyqësor

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar lidhur me vendimin e Komisionit të Venecias sa i përket Ligjt të Vettingut.

Me anë të një deklarate për mediat, Ambasada amerikane shprehet se: “mirëpret opinionin e datës 10 dhjetor të Komisionit të Venecias mbi Ligjin shqiptar të Vetingut”.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret opinionin e datës 10 dhjetor të Komisionit të Venecias mbi Ligjin shqiptar të Vetingut. Vetingu i gjykatësve do të jetë një hap kuptimplotë drejt eliminimit të korrupsionit të thellë gjyqësor në Shqipëri dhe opinioni i Komisionit të Venecias duhet t’i japë fund çdo shqetësimi legjitim lidhur me ligjin”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Më tej, ajo shton se pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin në fjalë.
“Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin e Vetingut, që ka pasoja me ndikim të gjerë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Shtetet e Bashkuara kanë besim se Gjykata Kushtetuese do të riparojë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor që është dëmtuar nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar”, vijon deklarata e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Dy ditë më parë, Komisioni i Venecias zbardhi vendimin e saj lidhur me Ligjin e Vettingut duke u shprehur se, nuk ka shfaqur asnjë kundërshti lidhur me Ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe sipas tij, dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut apo shfaqin problem për asnjë nga çështjet e ngritura nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në kërkesën e saj për të marrë një opinion rreth tekstit të miratuar nga parlamenti më 30 gusht të këtij viti.

Etiketa: ambasadakomisionikorrupsionshbatiraneveneciasVettingu
Pas

Shokon 14-vjeçarja: Me të dashurin shkova me dëshirë, me dy të tjerët jo

Para

Frikë nga tifozët shqiptarë, Maqedonia zgjedh stadiumin e Prilepit për ndeshjen me Shqipërinë

Para
Frikë nga tifozët shqiptarë, Maqedonia zgjedh stadiumin e Prilepit për ndeshjen me Shqipërinë

Frikë nga tifozët shqiptarë, Maqedonia zgjedh stadiumin e Prilepit për ndeshjen me Shqipërinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pogradec/ Përfshihet nga zjarri banesa në Trebinjë, shkak një shkëndijë elektrike

Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti

Akuzat e Ramës, reagon Prokuroria e Shkodrës: Ja pse nuk u fillua procedim penal për ndërtimet në Theth

Eventi i UFC-së në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Trump bën njoftimin

Rekord në ankand, shitet për miliona dollarë kopja e Amendamentit të 13-të

Aksion kontrolli në Shëngjin për abuzimet me hapësirat publike dhe çmimet e parkingjeve, masa administrative dhe gjoba

Sulme të fuqishme në Ukrainë, dronët rusë godasin Kharkivin dhe Zaporizhian, dhjetëra të plagosur

Tym në pjesën e pasme të kabinës, aeroplani zviceran bën ulje emergjente në Gjermani

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë fiton pafajësinë, Shkëlzen Selimi akuzohej për fshehje të pasurisë

Video/Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset automjeti, bllokohet qarkullimi i makinave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.