09:42 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Opozita në parlament ishte një fasadë”, Oketa: U ktheva në PD në momentin më të vështirë

13:39 | 28/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Opozita në parlament ishte një fasadë”, Oketa: U ktheva në PD në momentin më të vështirë

Ish-deputeti i PD Gazmend Oketa ka qenë i ftuar në studion e Fax News për të folur për protestën e opozitës dhe situatën politike në Shqipëri. Ai thotë gjatë fjalës së tij se protestat janë e vetmja rrugëzgjidhje pasi sistemi politik ka rënë.

“Këto protesta janë për të ndërtuar siç duhet shtetin shqiptar. Sistemi nuk funksjonon më, sistemi i  drejtesisë është jo funkional. Mazhoranca dhe kryeministri Rama po shfrytëzojnë problemet me drejtësinë për të zgjeruar pushtetin. Parlamenti kishte humbur funksionimin e tij për sa kohë ka pranuar se është i kriminalizuar” u shpreh Oketa.

Lidhur me qëndrimin që po mbajnë ndërkombëtarët Oketa thotë që është si i justifikueshëm ashtu dhe i pakuptueshëm.

“Është i pakuptueshëm dhe i justifikueshëm qëndrimi i ndërkombëtarëve. Do ishte e tepërt të prisnim që ndërkombëtarët të hedhin poshtë qëndrimet e mëparshme që kanë mbajtur. Faktori ndërkombëtar do marrë kohën e duhur për të marrë një qëndrim diplomatik se sigurisht nuk mund të dalin hapur.” u shpreh më tej ish-deputeti.

E pyetur nga gazetarja e Fax News Armela Ferko për opozitën e re ai shprehet se përderisa kuadri ligjor i zgjedhjes së tyre është i paqartë dhe jo sipas të drejtës kushtetuese, ky grupim i ri i opozitës në parlament është në pikëpyetje.

“Në momentin që vihet në pikëpytje ana juridike, nëse është kushtetuese apo jo, çdo tentativë e këtij grupimi të ri si opozitë parlamentare është e paqartë.

Ata nuk kanë krijuar një grupim të ri politik. Në një situatë kur dolën në pah prova të qarta se zgjedhjet e 2017 janë zgjedhje të blera, janë zgjedhje të lidhura me botën e krimin çdo opozitë në Parlament do ishte thjesht një fasadë” tha Oketa.

Gjatë intervistës së tij thotë që për Shqipërinë tani do ishte më mirë një sistem miks, ku qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe janë të përfshirë në të.

“Sistem perfekt nuk ka, një sistem bëhet i mirë në funkion të vullnetit të njerëzve që e bëjnë atë.Një sistem i miksuar është më i mirë pasi i kthen lirinë qytetarëve të zgjedhi vetë përfaqësuesit e tyre, dhe krijon kontakt më të drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe deputetëve”.

Oketa thotë që Parlamenti aktual që Shqipëria është më i dobëti  nga të gjitha Parlamentet që ka pasur sistemi politik.

Ai shprehet se u kthye në PD në këto momente shumë të vështira, ku partia kuotohet shumë ulët.

“U largova kur PD ishte në pushtet dhe po rikthehem kur është një situatë të vështirë dhe partia kuotohet shume ulët. Si për angazhimin tim të mëparshëm ashtu si për dëshirën time për të jetuar në Shqipëri e nuk mund të rrija indiferent,” tha Oketa.

 

 

 

 

 

Etiketa: gazmend oketaprotesta e opozites
Pas

Lulzim Basha mbyll protestën e shtatë të opozitës: Zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë

Para

Në Europë ka plasur lufta tregtare, pse jemi vetëm në krizën tonë politike

Para
Sa poshtë ka rënë ylli i kryeministrit të sëmurë nga pushteti dhe paraja overdozë…

Në Europë ka plasur lufta tregtare, pse jemi vetëm në krizën tonë politike

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Duhet dënuar me forcë sulmi”/ Kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, zbardhet letra që Irani i dërgoi OKB-së

Zjarr i madh në vendgrumbullim të paligjshëm mbeturinash në Lezhë/ Tymi pengon qarkullimin në aksin Milot–Shëngjin

Zyrtar i NATO-s: tensionet pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mund të prekin misionin në Irak

Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore: “Shkelje e Rëndë e Ligjit Ndërkombëtar”

Sulme ajrore në Izrael: Haifa ndër zonat më të goditura nga raketat Iraniane

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.