Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ka nisur grumbullimi i qytetarëve protestues në katër pika kryesore të vendit. Në Vorë, në Milot, në Çermë të Lushnjes dhe në Bradashesh të Elbasanit, do të jenë të pranishëm përveç qytetarëve dhe deputetët opozitarë.
Në Vorë, Partia Demokratike ka vendosur që të jenë deputetët e Tiranës me në krye liderin e opozitës, Lulzim Basha.
Në rrethrrotullimin e Milotit do të jenë deputetet e qarqeve te Veriut me në krye Nard Ndokën, në Elbasan deputetët e kësaj zone me në krye kyetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa në Çermë të Lushnjes, deputetët e Jugut dhe Durrësit me në krye Enkelejd Alibeajn.
(E.K/FAXWEB.AL)