04:29 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

Ora biologjike e burrave, zbulohet në çfarë moshë rrezikojnë t’ju japin fëmijë me probleme

23:34 | 02/05/2017
në Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ora biologjike e burrave, zbulohet në çfarë moshë rrezikojnë t’ju japin fëmijë me probleme

Baby boy snuggling against his father

Një studim i fundit i realizuar në News York të SHBA-së, ka arritur në përfundimin se edhe meshkujt, ashtu sikurse femrat kanë një orë biologjike me kohëzgjatje të caktuar. Orë biologjike në kuptimin se kur është më e shëndetshme ose jo që të bëhen me fëmijë.

“Daily Mail” shkruan se sipas studimit, meshkujt që bëhen baballarë para moshës 25 vjeç ose pas moshës 51 vjeç rrezikojnë të lindin fëmijë me probleme sociale, duke filluar nga aftësitë e dobëta në komunikim deri në autizëm.

Është interesante fakti që këta fëmijë, sipas shkencëtarëve pranë Spitalit Mount Sinai në Nju Jork, priren të jenë më të shkathët se bashkëmoshatarët e tyre në foshnjëri dhe fëmijëri. Ndërsa nga adoleshenca fillojnë të mbeten prapa bashkëmoshatarëve.

Sa i përket moshës së mëmësisë, shkencëtarët nuk gjetën ndonjë lidhje mes saj dhe zhvillimit të aftësive sociale.

“Studimi ynë sugjeron se aftësitë sociale ndikohen shumë nga mosha prindërore. Interesante është fakti se zhvillimi i këtyre aftësive alternohet tek pasardhësit  e baballarëve në moshë shumë të re dhe ata në moshë të vjetër”, thotë Magdalena Janecka, partnere e Qendrës për Hulumtimin dhe Trajtimin e Autizmit pranë spitalit Mount Sinai.

Në raste më ekstreme, këto efekte mund të kontribuojnë në çrregullime klinike.

Dr. Janecka dhe kolegët e saj analizuan të dhënat e më shumë se 15 mijë binjakëve, të cilët u monitoruan mes moshës 4-16 vjeç. Për të parë nëse aftësitë sociale të fëmijëve ndikoheshin nga mosha e babait kur ata kishin lindur, shkencëtarët u përqendruan tek ndryshimet në zhvillimin e aftësive sociale, si dhe sjelljet, përfshirë problemet në grup, hiperaktiviteti dhe ndjeshmëria.

Gjatë studimit, u veçuan rastet kur efektet e moshës prindërore në zhvillimin e fëmijës i atribuoheshin më shumë gjenetikës ose faktorëve mjedisorë.

Në fund të studimit shkencëtarët zbuluan se fëmijët e lindur nga baballarë shumë të rinj ose të vjetër – përkatësisht nën 25 vjeç dhe mbi 51 vjeç, shfaqnin më shumë sjellje prosociale në fëmijëri. Ndërsa me arritjen e adoleshencës, këta fëmijë fillonin të shfaqnin shenja të izolimit dhe prapambetjes krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre të lindur nga baballarë në moshë të mesme. (D.D/Shuplaka)

Baby boy snuggling against his father
Etiketa: meshkujora biologjikestudim
Pas

Reali mund Atletikon, me një këmbë në finale (VIDEO)

Para

Basha denoncim në Amerikë: Shqipëria kërcënohet nga Sorosi, droga dhe krimi

Para
Basha denoncim në Amerikë: Shqipëria kërcënohet nga Sorosi, droga dhe krimi

Basha denoncim në Amerikë: Shqipëria kërcënohet nga Sorosi, droga dhe krimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.