Shkrimtarja dhe artistja Ornela Vorpsi në rubrikën “Një Grusht Librash” dha një intervistë ndryshe dhe të pazakontë mbi krevatin e dhomës së saj të hotelit.
Vorpsi tha se Edi Rama njohu vetëm jakën e Parisin dhe e magjepsi, burrat e gratë sepse ishte më mashkullori ndër ta, pasi parisienët janë më femërorë.
Vorpsi: Kur thashë se Edi magjepsi Parisin, Alban Dudushi tha pse gjithë Parisin takoi ajo, një pyetje jashtë mase budallaqe.
Objektivisht nuk takohet e gjitha Tirana, por Edi në ato vite nga puna e arti që bënte, nga letërsia dhe filozofët që ai lexonte jo vetëm që nuk njohu gjithë Parisin, por Edi njohu vetëm ajkën e Parisin dhe e magjepsi, burrat e gratë sepse ishte më mashkullori ndër ta, sepse francezët janë shumë femërore, të imët e të vegjël.
Do të kisha shumë dëshira ta thoja se kjo ishte shumë e vërtetë sepse ai ishte aso kohe 33 vjeç. Dhe doja të thoja se Edi ka magjepsur Shqipërinë, Shqipëria e ka zgjedhur për herë të tretë kryeministër, 2 herë e ka zgjedhur në bashkinë e Tiranës. Kush e zgjodhi Edi Ramën, Franca apo Italia? Shqiptarët vetë e zgjodhën.