10:39 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ortaku i Vilma Nushit fiton koncesionin e laboratorëve, 130 milionë dollarë

14:04 | 24/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ortaku i Vilma Nushit fiton koncesionin e laboratorëve, 130 milionë dollarë

Koncesioni i laboratorëve është fituar nga kompania ‘Labopharma’, me aksioner të vetëm Janis Karathano, ortak i Vilma Nushit, i cili është aksioner i vetëm edhe i kompanisë ”Pegasus”, drejtuese e së cilës është Nazife Bello, e ëma e drejtoreshës së Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, Shpresa Bellos.

Sipas një hulumtimi të Hashtag.al katër ditë më parë, kompania‘Pegasus’ shpk, rezulton e lidhur me Drejtoreshën e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, Shpresa Bello dhe ka përfituar miliarda nga koncensionet dhe prokurimet dhëna nga ministria në 4 vitet e fundit.

Kompania ‘Pegasus’ shpk, rezulton e lidhur dhe me koncensionin e rëndësishëm të ‘Check-Up’-it, të fituar nga biznesmenia Vilma Nushi.

Nga dokumenti ku janë klasifikuar operatorët që kanë marrë pjesë në koncesionin 130 milionë dollarë të laboratorëve, janë kualifikuar vetëm 3 bashkime operatorësh, ndërsa të skualifikuar janë: Spitali Amerikan, Montal, Genius, Fedos dhe Biometric Albania.

Labopharma Sh.p.k (%41.7), në bashkëpunim me Exalab France (%25)  &  dhe AB Laboratory Solutions B.V (%33.3)  Netherland (Holandë), kanë marrë pikët maksimale, 98.14.

Kompania ‘Labopharma’ që ka fituar koncesionin e laboratorëve ka si aktivitet tregtinë e produkteve farmaceutike, pajisjeve të laboratorëve etj. Në vitin 2015 qarkullimi ë saj vjetor është rreth 137 mijë euro, ndërsa humbja është rreth 160 mijë euro po për atë vit.

Shoqëria ka qenë e pezulluar deri në gusht 2015 dhe më pas është bërë sërish aktive. Periudhën më të mirë e ka pasur në vitin 2009, kur deklaroi rreth 730 mijë euro xhiro dhe fitime prej 240 mijë euro, por më pas aktiviteti i saj ka ardhur në rënie.

Koncesioni 130 milionë dollarësh i laboratorëve do të zgjasë 10 vjet.(V.G/SHUPLAKA)

Edi Rama, Vilma Nushi, Ilir Beqaj
Etiketa: edi ramaIlir Beqajjanis karathanovilma nushi
Pas

Përplasen dy automejte në aksin Shkodër-Tiranë, 4 të plagosur

Para

Protestoi me bagëtinë e tij në rrugë, shoqërohet në polici fermeri

Para
Qytetari merr tufën e dhive dhe bllokon rrugën në mbështetje të protestës (FOTO)

Protestoi me bagëtinë e tij në rrugë, shoqërohet në polici fermeri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Po digjte mbeturina në oborr, humb jetën tragjikisht 78-vjeçari në Kurbin

Terror në Iran: Vrasje dhe arrestime, Khamenei hakmerret ndaj “spiunëve”

Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

Fier/ Zaptoi hapësirën publike në plazhin e Darëzezës, policia sekuestron 62 çadra e shezlongë! Nën hetim 41-vjeçari

Korçë/Finalizohet operacioni “Split”, arrestohet 21-vjeçari që shiste kanabis në doza

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Aksident në aksin Skërficë-Sarandë, makina e turistes përmbyset në rrugë

Vrasja e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati! Tarifa të reja mund të vendosen mbi eksportet amerikane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.