Ish-të përmbyturit në Shkodër kërcënojnë me grevë urie, pasi pavarësisht protestave të shumta ata akoma nuk kanë marrë një përgjigje nga ana e qeverisë.
Banorët e lagjes “Livadhe”, ishin të parët që kërkuan kompesim të dëmeve nga qeveria, pasi përmbytjet e 2010-ës u shkaktuan atyre dëme të mëdha në banesat dhe pasuritë e tjera të tyre.
Pavarësisht ankesave të herëpashershme, këta banorë shprehen se nuk kanë marrë një përgjigje as nga qeveria dhe as nga pushteti vendor, pavarësisht se komisionet e asokohe u bënë një vlerësim të dëmeve.
Ata i lënë qeverisë edhe 15 ditë afat që t’u përgjigjet kërkesave të tyre, në të kundërt banorët e Shkodrës do të nisin një grevë urie. (D.D/Shuplaka)