16:39 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Osmani dhe kryeministri bullgar bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

12:12 | 10/07/2024
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Osmani dhe kryeministri bullgar bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO ishin temë e takimit mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit të Bullgarisë, Dimitar Glavchev. Dy udhëheqësit u takuan të martën në Uashington, në margjina të Samitit të NATO-s.

Osmani tha se Bullgaria është mbështetëse e palëkundur e Kosovës, në përpjekjet e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Presidentes.

Në një postim në Facebook, Glavchev tha se Osmani kërkoi mbështetje dhe ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në aleancë dhe se ajo mori garanci prej tij se Bullgaria do të votojë “me të dyja duart” për Kosovën, kur ajo t’i plotësojë kushtet për anëtarësim.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar anëtarësim të përshpejtuar në NATO, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Por, marrë parasysh se në radhët e saj janë katër shtete që nuk e njohin Kosovën – Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia – dhe vendimi për zgjerimin duhet të merret në mënyrë unanime, ajo kërkesë nuk ka shkuar përpara.

Osmani ndodhet në Uashington me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ajo mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili u mbajt në kuadër të Samitit të NATO-s.

Samiti, që përkon me 75-vjetorin e themelimit të aleancës ushtarake, nisi më 9 korrik dhe do të mbyllet më 11 korrik./REL

Pas

Rindizet zjarri i djeshëm në Kokodhiq, përhapet në Muzinë dhe Pecë

Para

Osmani takon Ramën në Washington: Kosova t’i bashkohet Shqipërisë dhe aleatëve në NATO

Para
Osmani takon Ramën në Washington: Kosova t’i bashkohet Shqipërisë dhe aleatëve në NATO

Osmani takon Ramën në Washington: Kosova t’i bashkohet Shqipërisë dhe aleatëve në NATO

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dobraç/ Kanosi fqinjin duke qëlluar me armë zjarri pistoletë, kapet autori në flagrancë

Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë në Dobraç

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Rama vizitë në Gjermani, pritet nga Kryeministri i Bavarisë

Tirana zgjedh trajnerin e ri, ia beson pankinën një beratasi

Aksioni për sigurinë ushqimore, Rama ndan pamjet: Mosfaturimi kërcënon shëndetin e konsumatorëve! Angazhim për sekuestrimin e këtyre mallrave

I akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO shpall fajtor Gazmir Preçin

Lufta në Ukrainë, Kina ‘del’ nga neutraliteti: Nuk e duam humbjen e Rusisë

Trump i shpalli luftë tregtare, Europa në alarm: Tarifat e reja do të ndalojnë tregtinë SHBA-BE

Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 40-vjeçarin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.