11:45 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Osmani dhe Vuçiç në New York, nesër pasdite përballen në Këshillin e Sigurimit në OKB

16:18 | 21/04/2024
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Osmani dhe Vuçiç në New York, nesër pasdite përballen në Këshillin e Sigurimit në OKB

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila do të mbahet të hënën. Atje ka mbërritur edhe presidenti serb, Aleaksandar Vuçiç.

Osmani dhe Vuçiç do të ballafaqohen në seancën e së hënës pasdite, ndërsa Presidenca ka njoftuar se shefja e shtetit të Kosovës “pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën”. Ajo, thuhet se do të flasë edhe “për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”.

Presidenca ka njoftuar se “përgjatë qëndrimit në New York, Presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara”.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiç atje do të zhvillojë një sërë konsultimesh me përfaqësuesit e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, “për të shpjeguar qëndrimin e Serbisë në lidhje me rezolutën e shpallur për gjenocidin në Srebrenicë”.

OKB-ja do ta shqyrtojë raportin e rregullt gjashtëmuor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.

Në një raport të publikuar në web-faqen e OKB-së, i cili duhet të shqyrtohet nesër në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guterres përmendi se pavarësisht disa përparimeve në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e BE-së, tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë rritur dhe se situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës, respektivisht në ora 10:00, sipas kohës së New York-ut.

Pas

Posedonte municion, armë dhe veshje e sende të policisë, arrestohet 28-vjeçari në Poliçan

Para

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Prill 2024

Para
Horoskopi 24 shtator 2023, ja parashikimi i shenjave për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Prill 2024

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përgjaket Parisi, 2 të vdekur mes festimeve të PSG-së për fitoren në Ligën e Kampioneve

Gjermani/ Zjarr në spitalin e Hamburgut, 3 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Infektimi i fëmijëve me salmonelë në kopshtin e Gramshit/ PD denoncon: Bashkia nuk mban përgjegjësi! Kompania e përfshirë në korrupsion, vazhdon e fiton ende tendera

U kapën me 14 pistoleta, policia cakton masat për 8 të arrestuarit

SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

Policia e Shtetit/ Mesazh urimi me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Ekspertim 12 celularëve që u kapën në burgun e VIP-ave në Durrës! Hetim kush i futi dhe i përdori: U gjetën në oborr!

“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Milano/ ‘Po vij me sanduiç dhe paketë…!’ Kodet sekrete çmontojnë rrjetin, shqiptari dhe italiani kapen me gjysmë kg drogë në parking

35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.