04:54 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Osmani dhe Vuçiç në New York, nesër pasdite përballen në Këshillin e Sigurimit në OKB

16:18 | 21/04/2024
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Osmani dhe Vuçiç në New York, nesër pasdite përballen në Këshillin e Sigurimit në OKB

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila do të mbahet të hënën. Atje ka mbërritur edhe presidenti serb, Aleaksandar Vuçiç.

Osmani dhe Vuçiç do të ballafaqohen në seancën e së hënës pasdite, ndërsa Presidenca ka njoftuar se shefja e shtetit të Kosovës “pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën”. Ajo, thuhet se do të flasë edhe “për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”.

Presidenca ka njoftuar se “përgjatë qëndrimit në New York, Presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara”.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiç atje do të zhvillojë një sërë konsultimesh me përfaqësuesit e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, “për të shpjeguar qëndrimin e Serbisë në lidhje me rezolutën e shpallur për gjenocidin në Srebrenicë”.

OKB-ja do ta shqyrtojë raportin e rregullt gjashtëmuor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.

Në një raport të publikuar në web-faqen e OKB-së, i cili duhet të shqyrtohet nesër në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guterres përmendi se pavarësisht disa përparimeve në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e BE-së, tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë rritur dhe se situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës, respektivisht në ora 10:00, sipas kohës së New York-ut.

Pas

Posedonte municion, armë dhe veshje e sende të policisë, arrestohet 28-vjeçari në Poliçan

Para

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Prill 2024

Para
Horoskopi 24 shtator 2023, ja parashikimi i shenjave për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Prill 2024

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.