Shtëpia e Bardhë ka publikuar disa foto nga takimi i Presidentit Trump me ekipin e tij të Sigurisë Kombëtare, pasi Irani sulmoi me raketa bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për sulmin e SHBA-së kundër gjeneralit Qassem Soleimani.
I gjithë ekipi qëndron serioz, ndërsa presidenti amerikan mban duart e kryqëzuara. Mediat iraniane raportuan për viktima, por Trump tha se nuk është lënduar asnjë amerikan apo irakian, gjatë sulmit.

