19:01 | 05/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën, SPAK regjistron kallëzimin e Metës për Dvoranin

10:43 | 09/01/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Padia e Metës ndaj Dvoranit/ Kreu i KED mbërrin në Prokurori. Kush janë 2 funksionaret e rëndësishme që janë thirrur pas tij

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka regjistruar kallëzimin e presidentit Ilir Meta kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

SPAK e mori këtë vendim pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën për çështjen.

Sipas burimeve, SPAK do t’i marrë sërish në pyetje Metën, Dvoranin dhe anëtarët e KED për akuzën e ngritur nga presidenti se Ardian Dvorani ka abuzuar me detyrën. Po ashtu, SPAK pritet të zgjedhë përmes shortit prokurorin që do të merret me çështjen.

Përplasja mes Metës dhe kreut të KED, Ardian Dvorani ka nisur për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, të dy kandidateve për një pozicion, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari. Kreu i KED, që sipas Metës ishte në shkelje të Kushtetutës, emëroi Arta Vorpsin në Gjykatën Kushtetuese, duke përvetësuar kompetencën e presidentit.

Vetë Gjykata Kushtetuese nuk e njohu Vorpsin si anëtare, edhe pasi kjo e fundit u betua pranë një notereje.

Nga ana tjetër Xhaferllari, e dekretuar nga Meta, nisi menjëherë nga puna pas betimit të saj në presidencë, duke e çuar kështu në katër numrin e anëtarëve, si pasojë e shkarkimit të Besnik Muçit, pasi u ‘’dogj” nga Vetingu.

Anëtaret e Gjykatës Kushtetuese janë: Vitore Tusha, Fjona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari.

Meta e akuzoi Dvoranin për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

Etiketa: dvoranimetaSPAK
Pas

“Do të përpiqemi të zgjidhim konfliktet”, Rama flet si drejtues i OSBE: Objektiv paqja dhe demokracia

Para

Pa pikë emocioni: Ky ishte reagimi i Trump kur Irani sulmoi bazat amerikane

Para
Pa pikë emocioni: Ky ishte reagimi i Trump kur Irani sulmoi bazat amerikane

Pa pikë emocioni: Ky ishte reagimi i Trump kur Irani sulmoi bazat amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

“Drejtësi për gratë e vrara”: Në Prishtinë protestohet pas vrasjes së Liridonës

Migrena: Hulumtimet gjashtëvjeçare zbulojnë barnat më efektive për lehtësim

Guardiola i bindur: “City do ta fitojë Premier Ligën”

Demenca: Objekti në shtëpi që zbulon çrregullimin dhe i huton pacientët

Lionel Messi shpallet Sportisti i vitit 2023 nga revista ‘Time’

Lufta Israel-Hamas shkakton debat mes të rinjve amerikanë në mediat sociale

Zv.kryeministrja Balluku në takimin e COP 28 në Dubai: U firmos një deklaratë e përbashkët për rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme

Seanca ndaj Belerit/Zbardhet dëshmia e Avdyl Ramës në gjyq: Më kërkuan të tërheq deklarimet, më ofruan azil politik

Ushtria e Libanit thotë se një ushtar i saj u vra nga sulmet izraelite në jug të vendit

SHBA mbështet Shqipërinë në infrastrukturën e Policisë Kufitare, Balla dhe Wisner vizitë në Kakavijë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.