Plot 45 banorë janë prekur nga shpronësimet e tokës për shkak të projektit për ndërtimin e rrugës Vlorë-Levan, por shteti është treguar i padrejtë me ta. Të paktën kështu raportojnë banorët e fshatit Cerkovinë në Vlorë në emisionin investigative në televizionin “Ora News”, “BOOM”.
Kjo sepse për të njëjtën tokë disa janë shpronësuar me 1600 lekë metri katror ndërsa 7 banorë janë shpronësuar me 550 lekë për metër katror.
DENONCIMI
Adhurim Meçaj, denoncues: Problemi jonë ka nisur rreth vitit 2007, problemi është për autostradën Levan-Vlorë dhe shpronësimet që janë bërë për këtë autostradë
Lirim Metaj, denoncues: Ne jemi 7 emra, toka është një strukturë, të tjerët kanë marrë me 16, ndërsa tek ne u bë dallaveri ulje çmimi.
Gazetarja: Ju e kishit hipotekën e tokës?
Lirim Metaj, denoncues: Asnjëri deri në atë kohë se ishte fillimi.
Gazetarja: Po tapitë?
Lirim Metaj, denoncues: Tapitë ishin të gjitha me dokumentacion.
Gazetarja: A doli një listë me emra dhe sa do të jetë çmimi për dynim i tokës?
Lirim Metaj, denoncues: Është gazeta zyrtare, na i kanë lënë pa identifikuar emrat.
Gazetarja: Keni pyetur se pse ju jeni të paidentifikuar?
Lirim Metaj, denoncues: Edhe pjesën e hartës në hipotekë e kishin zhdukur
Gazetarja: Keni pyetur, çfarë ju thonë?
Lirim Metaj, denoncues: Po kush të jep përgjigje
Gazetarja: Në çfarë viti e morët hipotekën?
Adhurim Meçaj, denoncues: Në vitin 2008
Gazetarja: Kur e morët dëmshpërblimin ?
Lirim Metaj, denoncues: Nga 2012
Adhurim Meçaj, denoncues: Doli njoftimi dhe dolën të gjithë emrat që do të shpronësoheshin, nga parcela e parë deri tek e fundit që janë rreth 40-45 persona.
Gazetarja: Sa lekë keni përfituar?
Lirim Metaj, denoncues: 5 milionë
Gazetarja: Sa duhet të përfitoni?
Lirim Metaj, denoncues: Rreth 18 milionë
Gazetarja: Po ju?
Adhurim Meçaj, denoncues: Unë kam rreth 2 dylym dhe duhet të përfitoja rreth 32 mln sipas çmimit aktual që ka nxjerrë gazeta zyrtare dhe kam përfituar rreth 10 mln lekë të vjetra.
Lirim Metaj, denoncues: Ngelëm rrugëve, Tiranë-Vlorë
Adhurim Meçaj, denoncues: Të gjitha dyert të mbyllen nuk të përgjigjet as Hipoteka askush.
Avokati i palës së dëmtuar thotë se në fletorën zyrtarë të vitit 2010 janë publikuar dy VKM për dy shpronësime, një me 1600 lekë metri katror dhe një 550 mijë lekë metri katror.
Altin Gjata, avokat: Është një fletore zyrtare e vitit 2010 e 28 korrikut, është numri 99 i fletores zyrtare janë publikuar dy VKM. VKM 882 datë 23.06.2010 dhe VKM 402 83 datë 23.06.2010, ku thotë për shpronësimin e rrugës Levan – Vlorë për personat që preken nga ndërtimi i rrugës. Te fshati Cerkovinë e ka 1600 lekë për metër katror, tek tjetra e ka 550 lekë për metër katror. Po në të njëjtën ditë ka dalë në fletoren zyrtare, po në të njëjtën ditë ka dalë VKM për shpronësim 1600 lekë dhe 550 lekë, kjo është absurd.
Gazetarja: Pse ky diferencim?
Altin Gjata, avokat: Është një mënyrë për mos paguar aq se nuk i kishim fondet dhe kanë nxjerrë një vlerë më të vogël për shpronësim. Në fshumë raste shteti kur nxjerrë një vlerësim fillestar thotë se do shpronësohen me këtë shumë. Fillojnë njëherë punën dhe pastaj shohin që ai fond nuk i del. Këtu është cënim i sigurisë juridike dhe cënim i të drejtës për të pasur një shpronësim të drejtë për interes publik. Shteti duhet të jetë i drejtë me të gjithë, nuk mund të jetë një i nënës dhe një i njerkës. Duhet të jetë i drejtë në vendimin që merr.
Autoriteti Rrugor Shqiptar
Gazetarja: Si ka mundësi që në faqen zyrtare del që duhet të vlerësohet toka e tij me 1600 lekë metri katror dhe më pas ai vlerësohet me 550 lekë metri katror?
Abedin Muça, Përgjegjës i Sektorit Topologjik ARRSH: Ky rast nuk përfiton çmimin e mëparshëm për arsye se harta e vlerës është miratuar në dhjetor të 2007. Ndërkohë që ky pronar është pajisur me dokumentacion ligjor të pronësisë. Nuk ka pasur asnjë përjashtim të vetëm. Të gjithë pronarët që kanë qenë të regjistruar para 2007 kanë përfituar çmimin e mëparshëm. Pjesa tjetër që nuk janë përfshirë në kërkesën e parë për shpronësim nuk kemi hapësirën për ti trajtuar me çmimin e mëparshëm. Shpronësimi kryehet për të gjithë pasuritë pronë private të regjistruar në hipotekë.
Gazetarja: A bëhet për të gjithë njësoj?
Abedin Muça, Përgjegjës i Sektorit Topologjik ARRSH: Për të gjithë patjetër njësoj.
Gazetarja: Po pse ka diferencime në këto 7 persona?
Abedin Muça, Përgjegjës i Sektorit Topologjik ARRSH: Edhe njëherë, në momentin kur janë kryer procedurat për daljen e VKM së parë zotëria nuk e ka pasur pronën.
Gazetarja: Kur e keni marrë çertifikatën ju zotëri?
Refat Zeneli, banor: Në 2008 kam marrë çertifikatën dhe në 2009 kam marrë paratë. Kemi vajtur në Tiranë me këta shokët dhe atje ku më thanë, më thanë që ty kanë cikluar me 2016 këtyre jo. Për 1000 metër katror 16 milionë.
Gazetarja: Po të tjerët si i kanë hipotekat?
Refat Zeneli, banor: Të tjerët hipotekat i kanë marrë në 2008-2009 (D.D/Shuplaka)