Në javën e 5 të karantinës përsëri vihet re dyndje tek shërbimet e bankave në Fier. Edhe pse këtë javë qytetarët kanë nisur një me fashë të re orari përsëri radhët e qytetarve në krahasim me disa ditë më parë vazhdojnë.
Mëngjesin e sotëm është vënë re një dyndje qytetarësh tek një filial banke ku disa ditë më parë ishte e mbyllur për shkak të dezifektimit të ambienteve të saj.
Këtë javë është rihapur çka ka kthyer edhe radhët e qytetarve. Radhët janë për shkak të aplikimit të regjistrimit të bizneseve që përfitojnë nga qeveria pagën e luftës për punonjësit e tyre, por edhe për shkak të marrjes së pagave si zakonisht nga ana e të punësuarve.
Qytetarët shprehen se vijnë edhe nga njësitë administrative ku edhe pse dalin me autorizim disa prej tyre nuk mbarojnë dot punë për shkak të radhës e stafit të reduktuar.