06:53 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Pagat disaherë më të ulta, ama çmimi i benzinës në Shqipëri i njëjtë me Anglinë dhe Gjermaninë

09:58 | 16/01/2018
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pagat disaherë më të ulta, ama çmimi i benzinës në Shqipëri i njëjtë me Anglinë dhe Gjermaninë

Shqipëria renditet në vendin e 25-të për benzinën më të shtrenjtë në botë, sipas portalit globalpetrolprices.com, të dhëna të përditësuara në datën 8 janar 2018.

Çmimi për një litër benzinë është 1.61 dollarë, me gati të njëjtën vlerë si Anglia dhe Gjermania, ku një litër kushton përkatësisht, 1.63 dhe 1.67 dollarë. Në vend të parë, sipas publikimit të fundit, është Hong Kongu, ku një litër kushton mbi 2 dollarë.

Çmim të shtrenjtë benzine, sikurse tregohet nga lista, ka Italia dhe Greqia, ku benzina është përkatësisht 1.87 dollarë për litër.

Për sa u përket vendeve të rajonit, nga të dhënat e paraqitura në hartë, çmimi i benzinës në Serbi është 1.45 dollarë, poshtë mesatares së Europës.

Çmim të ulët ka edhe Maqedonia, ku një litërm sipas të dhënave të Global Petrol Price është 1.3 euro. Po ashtu edhe Bosnjë dhe Hercegovina me 1.21 dollarë, duke u listuar kështu në vendet europiane me çmimin më të ulët.

Çmimi është më i ulët edhe krahasuar me Malin e Zi, ku e njëjta sasi kushton 1.56 dollarë.
Ndër vendet me çmimin më të ulët janë vendet prodhuese të karburanteve. Në Venezuelë aktualisht një litër benzinë kushton 0.01 dollarë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njëjtat sasi kushton 0.73 dollarë, më pak se gjysma e vlerës në Shqipëri.

Global Petrol Prices publikon të dhëna të besueshme mbi shitjen me pakicë të karburanteve në 150 shtete të botës për çdo javë të vitit.

Të dhënat mblidhen nga burime të besueshme si Ministritë e Energjetikës, Transportit apo Tregtisë, mekanizmave për transparencë në çmim, shoqatat e automobilave në vend; shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve; kompanitë ndërkombëtare të karburanteve dhe mediat lokale.

Taksat e larta janë arsyeja kryesore e çmimeve të larta në Shqipëri. Kur blejnë një litër karburant, konsumatorët paguajnë rreth 100 lekë, apo më shumë se 60% e çmimit si taksa (akciza 37 lekë për litër, taksa e qarkullimit 27 lekë për litër, taksa e karbonit 3 lekë për litër dhe TVSH rreth 25-30 lekë për litër).

Aktualisht një litër naftë tregtohet në tregun vendas me 165-177 lekë, në varësi të pikave të karburantit, ndërsa benzina është 1 lekë më e shtrenjtë./Monitor

 

Etiketa: Angliekonomigjermanishqiperi
Pas

Prishja e banesave, banorët e Tufinës në panik: Po na nxjerrin jashtë, po luhet leku

Para

Anija “Butrinti” niset në operacionin e NATO-s në Egje

Para
Anija “Butrinti” niset në operacionin e NATO-s në Egje

Anija “Butrinti” niset në operacionin e NATO-s në Egje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.