Duket se ashtu si nisi edhe u mbyll koncerti i këngëtarit grek Notis Sfakianakis, plot me polemika.
Gjatë ditës së djeshme ai performoi disa prej këngëve të tij më të mira në ‘’Pallatin e Kongreseve”, teksa salla pavarësisht çmimit të biletave, ishte e mbushur plot.
Po ajo që ka surprizuar jo pak të pranishmit në sallë, që mezor po prisnin ishte fakti se këngëtari nuk ka kënduar ‘’Soma mou”-n e tij të famshme.
Nuk dihet se pse Notis ka bërë këtë zgjedhje, ndoshta nuk e kanë informuar organizatorët se shqiptarët ‘mbaronin’ për këtë këngë.
Debatet që shpëthyen në vendin tonë për ardhjen e Notis në vendin tonë kanë bërë jehonë dhe në mediat greke, të cilat i kanë quajtur artistët shqiptarë si ‘periferikë’.
Nuk munguan as zërat se biletat për koncertin nuk u arrit të shiteshin, dhe më pas ato janë dhuruar, në mënyrë që salla të dukej se ishte plot.
(E.K/FAXWEB.AL)