Sot gjatë paradites Partia Socialiste do të mbledh Asamblenë e saj ku pritet të prezantohet dhe zëvendësministrat e rinj.
Edhe pse është folur për një qeveri më pak ministra, zëvendësit e tyre nuk do të jenë të pakët, pasi disa prej tyre do të mbulojnë dhe dikasteret e ministrive që u mbyllën nga Rama.
Sipas ‘’report Tv”, disa nga emrat që pritet të propozohen janë:
Zv/ministre e Jashtme pritet të propozohet Artemis Dralo, përfaqësuese e minoritetit grek,
Zv/ministre e Brendshme Rovena Voda,
Zv/ministra të Financave dhe Ekonomisë, Luneta Sufati (ish-drejtoreshë e Lojërave të Fatit) dhe Etien Xhafaj (ish-shef kabineti i Arben Ahmetaj si ministër i Ekonomisë)
Zv/ministre e Bujqësisë, Besa Spaho.
Mësohet gjithashtu se Ministria e Brendshme do ketë katër zv/ministra nga tre që kishte katër vitet e kaluara nën drejtimin e Saimir Tahirit.
Shtimi i një portofoli zv/ministror është bërë për shkak se kësaj ministrie i është shtuar si përgjegjësi edhe Pushteti Vendor pas shkrirjes së Ministrisë me të njëjtin emër. Në këtë dikaster e konfirmuar është vetëm Voda, e cila më parë ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
(E.K/SHUPLAKA)