Drejtori i Pòlicisë së Shtetit Ardi Veliu ka ndryshuar drejtuesit e dy drejtorive lokale të Pòlicisë. Bëhet fjalë për drejtuesit e Pòlicisë në Lezhë dhe në Kukës, të cilët i kanë zënë vendin njëri tjetrit, pra nuk bëhet fjalë për emra të rinj në krye të drejtorive lokale.
Burimet konfirmojnë se Drejtori i Pòlicisë së Lezhës shkon në Kukës dhe ai i Kukësit vjen në Lezhë.
Drejtori i ri i Pòlicisë Vendore në Lezhë Zef Laska prezantohet sot para vartësve të tij, ku pritet që të bëhen me dije dhe objektivat dhe detyrat që pritet të realizohen.
Kujtojmë se pak ditë më parë u pezullua nga detyra Shefi i komisariatit të Lezhës Nik Nikolli, i cili dyshohet se nuk ka bërë si duhet punën e tij në një aksion antidrògë që u realizua pak ditë më parë po në këtë qark.
(E.K/Faxweb.al)