Një pako e dyshimtë është pikasur pranë një automjeti tip BMV me targë AA895 në lagjen Kushtrimi në Vlorë. Menjëherë është lajmëruar policia e Vlorës, e cila ka rrethuar zonën me dyshimet për një sasi lëndë eksplozive.
Ka qenë pronari i mjetit ai i cili që prej oreve te para të mëngjesit ka parë sasinë e dyshimtë. Ndërsa zona është rrethuar me shirit në një perimetër sigurie. Pritet mbërritja e forcave xheniere nga Tirana për të zbuluar nësë pakoja e dyshimtë është tritol ose jo.
Burime konfirmojnë se ka edhe të shoqëruar për rastin në fjalë. Ndër të shoqëruarit është edhe pronari i automjetit.
Ndërkohë që kanë mbërritur forcat xheniere që pritet të bëjnë çaktivizimin e lëndës plasëse.
(J.D/Faxweb.al)