Kreu i ALUIZN-it Artan Lame në një konferencë për mediat, u bëri thirrje të gjithë ndërtuesve që kanë braktisur pallatet ku kanë ndërtuar, që të paraqiten për të vijuar proceduar për legalizime.
“Sot dua të bëj thirrje edhe për një çështje tjetër. Në janar qeveria miratoi një reformë të rëndësishme atë të legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit. Të gjenduar në këtë situatë të vështirë ALUIZNI është në një situatë të vështirë, ju bëj thirrje subjekteve që kanë braktisur pallatet që kanë edhe një javë kohë për t’ju përgjigjur thirrjes sonë. Përmes një konference shtypi javën tjetër do të marrim masa ekstreme për subjektet’, u shpreh Lame.
Gjithashtu Lame ftoi të gjithë qytetarët që kanë përfituar lëgalizmin e pronësisë të drejtohen ditën e hënë në zyrat e ALUIZNI-it për procedurat e mëtejshme.
(M.Q/Faxweb)