Ekspertët kanë përsëritur që ka një ndryshim fazor të epidemisë në Itali, megjithëse me kujdes maksimal, për disa ditë. Një sinjal vizual në këtë vjen nga salla e pritjes e Departamentit të Emergjencave të spitalit Maggiore të Parmas, e shndërruar në një repart për pacientët Covid për shkak të emergjencës koronavirus. Pas një muaji rritjeje dhe bllokimesh, hapësirat e dhomës së pritjes janë zbrazur. Që prej ditës së hënë pasdite, në dhomën e pritjes së dikurshme dhe në klinikat e njësisë së urgjencës, nuk ka më pacientë por zona bosh. Zona është higjenizuar plotësisht. Në pesëmbëdhjetë ditët e fundit zona Covid u prezantua me një hapësirë prej mbi pesëdhjetë karrigesh të zënë nga njerëz me probleme të frymëmarrjes. Pas ditëve të pafund dhe pa ndalesë, këtu është një shenjë e rëndësishme e optimizmit që vjen nga dhoma e urgjencës. Megjithatë, numri i vdekjeve mbetet i lartë. Në luftën kundër virusit, është hapur një fazë e re, e karakterizuar edhe nga modaliteti i kryerjes së tamponëve dhe nga vizitat në shtëpi nga mjekët te pacientët me simptoma jo serioze. La Repubblica