Janë publikuar pamjet e rënda të viktimës së atentatit që ndodhi paraditen e sotme në Fier, ku Shkëlzën Kastrati shihet i vdekur me cigaren në dorë, brenda makinës së tij “Mercedez Benz”. Kastrati qendroi për minuta të tëra brenda mjetit të tij, derisa policia përfundoi ekspertiën dhe kqyerjen e skenës së krimit.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Kastrati, i cili u ekzekutua sot me dy plumba është vëllai i Klement Kastratit, të cilit po ashtu i është bërë një atentat 5 vite më parë në Fier, nga i cili mbeti i vrarë një prej miqve të tij Granit Kasaj.
Klement Kastrai i vëllai i viktimës së sotme ka qenë i arrestuar nga policia për gjobvënie dhe trafik droge në Belgjikë dhe në Hollandë. Klement Kastrati ishte vënë nën hetim dhe për një plagosje të ndodhur më herët në Fier, dhe duket se ngjarja e sotme të jetë vazhdim i përplasjes mes grupeve kriminale.
Vëllezërit Kastrati kanë pasur përplasje me një tjetër personazh të njohur të botës së krimit në Fier, Altin Binjakun.
Ngjarja sot
Shkëlzen Kastrati është personi i ekzekutuar me dy plumba paraditen e sotme në Fier, në zonën e tregut në Sheq.
Kastrati u ekzekutua pak minuta më parë pranë zonës së tregut në Sheq të Fierit, teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij “Mercedes Benz”, ndërsa trupi qendroi për minuta të tëra brenda në makinë.
Gazetarja e Fax News Fatmira Bajrami raporton live nga vendngjarja se Kastrati është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij tip “Mercedez Benz”, i vrarë me armë zjarri, me dy plumba.
Siç shihet dhe nga pamjet makina ku gjendet trupi i viktimës ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur me një tjetër mjet, duke qenë se drejtuesi ka humbur kontrollin pasi është qëlluar me armë.
Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Sheqit, e cila është një pikë mjaft e mbipopulluar në qytetin e Fierit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Fierit, që po krehin zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.
Duke qenë se ngjarja ka ndodhur në një orar kur zona ka pasur prani të madhe qytetarësh, Policia është duke shoqëruar dëshmitarë që mund të kenë parë skemën në të cilën kanë ndodhur krimi.
Mjeti tip “Range Rover” me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët është duke u djegur në momentet që flasim në zonën ku do të ndërtohet spitali i ri rajonal i Fierit.
Njoftimi i policisë për vrasjen
Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.
Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
(E.K/Faxweb.al)